LIVE UPDATES
Bota

Biden në Uiskonsin, kërkon mbështetje për paketën e re ekonomike

17 Shkurt 2021, 10:17 Nga DOSJA
Biden në Uiskonsin, kërkon mbështetje për paketën e re

SHBA– Presidenti Joe Biden po shmang Kongresin e ndarë, duke iu drejtuar vendit të martën në një takim me qytetarët në Uiskonsin për të kërkuar mbështetje për paketën e tij të shpëtimit ekonomik prej 1.9 trilionë dollarësh.

Me ligjvënësit akoma të pasionuar nga gjyqi i javës së kaluar në Senat, ku ish-presidenti Trump doli i pafajshëm, Biden po shpreson të shmang përçarjet partiake duke iu drejtuar votuesve të zakonshëm në takimin e parë me qytetarët që do të transmetohet nga kanali CNN në Miluoki, udhëtimi i tij i parë zyrtar jashtë Uashingtonit si president.

Në transmetimin e drejtpërdrejt televiziv Biden do “të bisedojë me qytetarët në Uiskonsin, me ata që pajtohen me të, dhe me ata që janë kundër tij”, tha të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki. Ajo shtoi se Presidenti Biden është “i përqendruar” në miratimin e planit të tij.

Paketa stimuluese e Presidentit Biden do të dyfishonte masën e mëparshme të miratuar nga Kongresi, pas një debati të fortë, në dhjetor.

Administrata thotë se injektimi masiv i parave, duke përfshirë 1,400 dollarë çeqe për shumë amerikanë, janë jetike për të parandaluar ngecjen e rimëkëmbjes së ngadaltë ekonomike.

Një tjetër qëllim kryesor i rritjes së shpenzimeve është forcimi i operacionit të vaksinimit kundër Covid-19, një sfidë logjistike, mjekësore dhe financiare mbi të cilën mund të varet i gjithë mandati i parë i Presidentit Biden.

Por shuma e lartë e projekt-ligjit për stimulimin e ekonomisë, si dhe disa nga detajet e shpenzimeve, kanë nxitur skepticizëm në mesin e shumicës së republikanëve në Kongres.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota biden në uiskonsin joe biden biden në uiskonsin joe biden

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës