LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Një jetë në burgjet e vëllezërve/ Historia e trishtë e sopranos, Safete Sokoli

28 Maj 2019, 12:31 Nga DOSJA
Një jetë në burgjet e vëllezërve/ Historia e

TIRANË- E lindur me një talent të spikatur artistik në një familje të pasur, me traditë dhe kulturë, Safete Sokoli mund të kishte qenë një nga sopranot shqiptare të pasluftës që do kishte shëtitur Shqipërinë nga një cep në tjetrin, për të dhënë shfaqje e për të marrë duartrokitje. Por jeta e saj, atëherë kur duhet të niste ngjitjen, mori të tatëpjetën. Safete Sokoli shkeli me këmbë, cepa të Shqipërisë që ndoshta as ua kishte dëgjuar emrin, por për një arsye krejt tjetër: për të vizituar vëllezërit në burgjet ku u ndrynë me radhë. Fillimisht, në vitin 1945, i madhi, Ibrahimi, avokati i diplomuar në Beograd, më pas Ramadani, studenti për flaut dhe kompozicion në Firenze, që mbetet etnomuzikologu i parë shqiptar dhe më pas, edhe më i vogli, Hodoja, mësuesi i ri, që doli nga burgu pas 26 vitesh, në 1990…

Një jetë e tërë e kaluar nga një burg në tjetrin, për të parë prapa hekurave të vëllezërit dhe duke u munduar në punë të rënda për të siguruar ushqim për ta, që herës tjetër të mund t’i shihte prapë. Një jetë e tërë nga një burg në tjetrin, e paburgosur, por e dënuar.

Në vitin 1945, kur dënuan Ibrahimin, i cili pas kthimit nga Beogradi ishte bërë pjesë e elitës intelektuale të Shkodrës dhe anëtar i Lëvizjes së Legalitetit, Safetja ishte vetëm 19 vjeç. Ajo ishte fëmija i shtatë i Jusufit dhe Aishes, që patën 3 djem dhe 6 vajza. Ishte rritur mes bollëkut të një prej familjeve më në zë të Shkodrës, në një shtëpi dykatëshe të shekullit XVII, me shkallë mermeri e guri, me çardak dhe një dhomë të madhe me punime në dru, me oxhak madhështor me motive floreale, e pajisur me shandanë e armë argjendi, me orë muri të ardhura nga Azia. Kështu e përshkruan në librin e saj “Dhimbje”, Fatbardha Saraçi Mulleti, e cila e ka takuar nga afër Safete Sokolin në vitin 1996, në atë shtëpi, ku ajo jetonte me të vëllanë, Hodon dhe të vetmin gëzim kishin vizitat e studenteve të arkitekturës që vinin për të punuar në atë shtëpi me arkitekturë të veçantë që kish humbur shkëlqimin e dikurshëm, por i ruante gjurmët e madhështisë.

Kur ishte në shkollë të mesme, siç i ka treguar autores së librit, këngëtarja shkodrane, Antoneta Ndokfillija, Safetja kishte interpretuar bashkë me të, në operën “Drita”. Safete Sokoli, me zë sopranoje, luante rolin e vajzës, Dritës, ndërsa Antoneta, mezzosoprano ishte nëna. Opera me muzikë nga Prof. Antonio Muci dhe libret nga drejtoresha e shkollës “Donika Kastriot”, ku studionin vajzat, Silvia Doria, u vë në skenën e shkollës në vitin 1941 dhe Safete Sokoli, 15 vjeç, mori vlerësime të shumta për interpretimin dhe zërin e saj të bukur. Subjekti ishte i thjeshtë. Vajza e vogël i humbet nga sytë nënës në pazarin e Shkodrës. Vite më vonë, po në pazar, buzë liqenit, ajo dëgjon një vajzë duke kënduar dhe e njeh nga zëri dhe nënë e bijë takohen të përmalluara. Jeta e Safetes, do të mbushej me ndarje e takime të përmalluara me njerëzit e saj të dashur, duke nisur nga 4 vite më vonë, kur i arrestuan vëllanë e madh. Pas Ibrahimit, në ‘46-ën, arrestojnë edhe të atin Jusufin, si pjesëmarrës në Lëvizjen e Postribës dhe e dënojnë me dy vjet, si dhe vëllanë, Ramadanin, që kishte lënë përgjysmë studimet për të qenë në Shqipëri gjatë luftës, të cilin e dënojnë me 5 vjet për agjitacion dhe propagandë dhe pjesëmarrje në Lëvizjen e Postribës. Për Safeten nuk kishte më asnjë mundësi për të bërë karrierë si artiste, madje as për të pasur një punë pa stërmundime që u përputhej dijeve të saj.

I vëllai, Ramadani pasi del nga burgu, megjithë persekutimin e vazhdueshëm, për shkak të përgatitjes së jashtëzakonshme dhe nevojave për muzikantë dhe mësues në institucionet e reja që po krijoheshin, arriti të punonte në sektorin e muzikës, edhe pse jo në nivelet akademike që meritonte, por për Safete Sokolin, ishte e pamundur një ritakim i gëzuar me ëndrrat e saj. Në vitin 1964, kur as prindërit nuk jetonin më, i arrestojnë vëllanë e vogël, Hodon dhe e dënojnë me 25 vjet burg. 25 vjet të tjera burg për Safeten, që do të vazhdonin edhe më gjatë, sepse Hodoja u ridënua si pjesëmarrës në revoltën e burgut të Spaçit, në vitin 1987.

“I ndoqa vëllezërit nëpër të gjitha kampet e punës, nga lindja në perëndim, në Burrel te kështjella famëkeqe e komunizmit, që kanë hyrë njerëzit e nuk kanë dalë gjallë, në Maliq ku thahej këneta, në Beden ku hapeshin kanale… Në shumë kampe pune, ku punonin të burgosurit politikë. E vetme përjetova vdekjen e prindërve, që më vdiqën brenda gjashtë muajve, ata i mbyllën sytë përjetë, pa i parë djemtë që i kishin të burgosur. Prindërit vdiqën, por nuk panë tmerrin tjetër, arrestimin e vëllaut të vogël. Përpos dhimbjes u shtua kalvari i vuajtjeve të mia. Që nga viti 1964 Hodon e dënuan 26 (njëzet e gjashtë) vjet burg, u ridënua në revoltën e Spaçit. E ndoqa vëllaun tem Hodo në kampet famëkeqe, pse jo shfarosës, si: Rrepsi, Burreli, Saranda, Spaçi (që ishte tmerri i tmerreve). Eca e eca tok me bashkëvuajtëset e tjera shkodrane, si me Luçien Koliqi, motër e Jul Koliqit, ajo shkonte të ndihmonte Dom Mikel Koliqin që i kaloi jeta në burg e në internim (në vitin 1995 u bë kardinali i parë i Shqipërisë i Klerit Katolik). Po kalvari im vazhdoi për shumë dekada. Përpos vuajtjeve shpirtërore ishte puna e lodhshme në bujqësi, punova në të gjitha fermat, si: Oblikë, Dobraç, Qafe – Hardhi, gjithmonë e kërrusur. Por edhe aty më ndihmuan moralisht shumë bashkëvuajtës, në veçanti një prift katolik shkodran, i ditur, i talentuar, me një shpirt madhështor, përherë me fjalë të ëmbla, me zërin e tij të qetë bëhej shëruesi i shpirtit tem të vuajtur, e ky prift i nderuar ishte Dom Lazër Jubani (i burgosur politk). Pas ca vitesh u helmua nga dora e sigurimit të shtetit. Ndihesha fare e vetmume. E kalova jetën tuj e pasun shok besnik qenin. Kuptohet njerëzit kishin frikë të na vizitonin, jo më të na flisnin. Por në të gjithë këtë vetmi, vetëm një shoqe e rinisë, e artit dhe e muzikës, nuk më braktisi dhe tasht që jemi të moshuara, ajo më ndjek, kjo është aktorja shkodrane Antoneta Ndokillija (Fishta)”, i ka treguar Safetja, Fatbardha Saraçi Mulletit, e cila e ka ndjekur historinë e jetës së kësaj artisteje të penguar, deri në fund dhe fundi nuk ishte siç duhet të kishte qenë për anëtarët e kësaj familjeje të persekutuar pa mëshirë nga diktatura komuniste.

“Në shkurt të vitit 2003, kulla bujare e veriut, ndërtesa treqind vjeçare u shkrumbua nga zjarri, tasht është gjysmë e djegur dhe me një oborr të shkretuar, një pamje e trishtë. Pleqëria e bëri të sajën, nën përkujdesjen e të afërmve mbylli sytë perjetë Safete Sokoli në shkurt 2004, në një ditë me shi shkodranët e përcollën bilbilin e qytetit, që s’u lejua të këndonte. Ajo iku, por mbet pas vepra e saj e madhe, dashuria e pakufi që u dhuroi vëllezërve të saj dhe zëri i saj i ëmbël ruhet në një inçizim nga profesor Ramadan Sokoli, dmth zëri i rinisë së saj jeton, ajo mbet në zemrat tona, një melodi e bukur e pafund… Dy javë pas vdekjes së Safetit, i shkoi pas edhe i vëllai Hodoja…”, shkruan Fatbardha në librin “Dhimbje”.

Safete Sokoli nuk jetoi si artiste, por u bë motra që çdo spektator do ngrihej në këmbë dhe do e duartrokiste gjatë.

Marrë nga Kujto.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur safete sokoli safete sokoli

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez