LIVE UPDATES
Aktualitet

Nisma Thurje event në Pallatin e Kongreseve: Nëse nuk bashkohemi hajdutët nuk ikin, shqiptarët janë tenorë të mirë por k

15 Shkurt 2020, 22:22 Nga DOSJA
Nisma Thurje event në Pallatin e Kongreseve: Nëse nuk bashkohemi

TIRANË– Nisma Thurje është ndalur sot në Tiranë ku ka mbajtur një event mbi mendimin kritik e aktrimin në pallatin e Kongreseve në Tiranë. I pranishëm ishte edhe aktivisti Erion Kristo, i cili u bëri apel shqiptarëve që të bashkoheshin pasi sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të largohen hajdutët që ndodhen në politikë. Kristo shtoi gjatë fjalës së tij se Nisma Thurje nuk ka shkuar kot për të mbledhur 50 mijë firmat për ndryshimin e sistemit zgjedhor e për ta çuar këtë peticion në parlament. Sipas Kristot, shqiptarët janë tenorë të mirë, por koristë të këqinj, dhe për këtë arsye e kanë të vështirë të bashkohen.

Gjatë fjalës së tij, aktivisti Endri Shabani ka thënë se ëshë koha t’I jepet fund tranzicionit politik duke argumentuar një sërë faktorësh që sipas tij e kanë bërë Shqipërinë një vend të vështirë për të jetuar. Të pranishëm ishin edhe aktori, Mirush Kabashi, aktivistët Erion Kristo, Endri Shabani, Senera Hoxha dhe Pano Soko të cilët kanë shtjelluar se çfarë përmban “Karta 2020” për ndryshimin e sistemit.

“Sot nuk ka garë as në sferën publike, as në sferën private, sepse një kandidat për në Kukës, zgjidhet apo emërohet që në Tiranë, edhe një kandidat në Gjirokastër po ashtu. Vrasja e garës në politikë ka sjellë edhe vrasjen e garës në ekonomi. Ka pafund shembuj, për këtë arsye në kërkojmë rifutjen e garës në shqoqëri sepse vetëm përmes saj kthehet demokracia. Vendoset ai që studion më shumë, që ka një vlerë dhe jo një militant partie.

Në kartën 2020 keni të detajuara propozimet tona në çdo fushë të jetës që të ketë garë. Disa gjëra nuk kanë ndodhur sot edhe pse nuk iu ka ardhur koha, pasi disa prej nesh provojnë disa herë thonë nuk bëhet, por e kanë gabim, pasi siç ka një kohë për të dështuar ka një kohë edhe për të fituar. Duhet të bëhemi bashkë në qytet dhe në fshat, në Shqipëri dhe në diasporë, në Veri dhe në Jug. Ka ardhur koha t’i jepet fund tranzicionit, ka ardhur koha e shqiptarëve”, tha ndër të tjera Shabani.

Erion Kristo tha se shqiptarët e duan politikën por politika sipas tij nuk I do shqiptarët dhe shtoi se kjo e fundit I konsideron njerëzit si dele. Ai theksoi se ka ardhur koha për t’u bërë bashkë sepse shqiptarët sipas tij janë tenorë të mirë por koristë të këqinj duke shtuar se nëse nuk ka solidarizëm, nuk duhet pritur të vijë ndihma nga të tjerët.

”Ne shqiptarët nuk jemi të qetë, veprimet tona nuk përputhen në harmoni. Ne duam politikën por politika nuk na do ne. Nisma Thurrje ka bërë ndër vite atë që u duk si e pamundur. E pabesueshme që është bërë një betejë shumë e madhe për plehrat. Duket sikur ka diçka plehra.

Çdo njeri na shef si një dele, a ka tufë me dele këtu? Nisma Thurje ka krijuar një të vetën për t’i përgjigjur pyetjeve. Në njëfarë mënyre ne duhet të kemi një opinion të përbashkët. Shqiptarët janë tenorë të mrekullueshëm, por koristë të këqinj. Prandaj duhet ta ngrejmë zërin bashkë. Të shkarkojmë bashkë aplikacionin për t’u bërë bashkë.

Nëse nuk solidarizohemi me të tjerët, mos prisni t’ju ndihmojë njeri. është fare e thjeshtë ne sot ose unë sot dua ndryshime të thella demokratike, duam ndryshime të thella kushtetuese dhe zgjedhore. Nuk duam makiazhe të Kodit Zgjedhor. Dua që populli të zgjedhë atë që qeveris. Hajdutët nuk ikin sepse e dinë që ne nuk bashkojnë zërat. Unë e di që po ta ngresh zërin ata nuk e kanë atë fuqi.

Edhe kokat thoshin se njerëzit nuk ulen dot në hënë por ja që u ulën. Ne mblodhëm në Shqipëri 50 mijë plus firma që duan ndryshim të sistemit zgjedhor. Ato janë në parlament. Firmat tona nuk ishin thjesht harxhim i bojës së stilolapsit. Falenderoj Ralf Gjonin dhe Rudina Hajdarin që po i ndjekin me vëmendje këtë çështje në Kuvend. Mos kini besim tek individët, mbështesni kauzat që ju mbështesin” tha Kristo.

Aktivistët e ‘Nisma Thurje’ kanë depozituar në Kuvend, një peticion të firmosur nga mbi 50 mijë qytetarë, ku kërkojnë disa ndryshime të sistemit zgjedhor në kuadër të Reformës Zgjedhore.  Në një dalje për mediat, nga selia e Kuvendit, përfaqësuesit e nismës dhe deputetët  Rudina Hajdari dhe Ralf Gjonit thanë se ndryshimet synojnë t’i rikthejnë qytetarëve të drejtën për të vendosur. Deputetja Hajdari falënderoi çdo qytetar që i është bashkuar kësaj nisme.

Marrë nga Faxweb.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion kristo nisma thurje ne pallatin e kongreseve erion kristo nisma thurje ne pallatin e kongreseve

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim