LIVE UPDATES
Aktualitet

Pushohen hetimet kundër Erion Veliajt për pishat e shtrenjta të ‘Fushës’

15 Shkurt 2020, 21:15 Nga DOSJA
Pushohen hetimet kundër Erion Veliajt për pishat e shtrenjta të

TIRANË- Në mes të tetorit, Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës së Tiranës për miratimin e një kërkese të prokurorisë për pushimin e një kallëzimi penal ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës, Ndërmarrjes Nr.1 të Punëtorë të Qytetit dhe kompanisë “Fusha”, për një tender me vlerë 332.5 milionë lekë (2.72 milionë euro) për blerjen dhe mbjelljen e drurëve dekorativë përgjatë autostradës Durrës-Tiranë në segmentin Kamëz-Kashar.

Ky tender ishte kallëzuar nga ish-grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me pretendimin se ishte kryer me anë të një procedure konkurrimi në kundërshtim me “ligjin dhe në mungesë të çdo lloj gare, duke përzgjedhur në mënyrë selektive një operator ekonomik, i cili duket të jetë i privilegjuar në fushën e prokurimeve publike.” Thelbi i kallëzimit të PD-së qëndronte mbi faktin se për blerjen e këtyre pishave ishte përdorur një procedurë e kufizuar prokurimi, e cila justifikohet vetëm në rastin e një nevoje ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikuara, që nuk i ngarkohen autoritetit kontraktor.

Por gjykata e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke arsyetuar se autoriteti kontraktor – Drejtoria e Punëtorëve e Përgjithshme Nr.1 e Qytetit, e ka pasur të pamundur të kryejë një procedurë të hapur prokurimi, për shkak të kohës së shkurtër që i është vënë në dispozicion nga Këshilli Bashkiak i Tiranës për realizimin e tenderit, përpara se fondet të digjeshin në fund të vitit buxhetor. “Përfundimisht provohet se autoriteti kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme nr.1 e Punëtorëve të Bashkisë Tiranë, nuk rezulton që këtë procedurë prokurimi objekt hetimi ta ketë nisur me iniciativën e vet, por provohet se ka qene Këshilli Bashkiak i Tiranës ai që e ka detyruar ketë autoritet kontraktor, me alokimin e fondeve të vëna në dispozicion për këtë procedurë prokurimi,” thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

“Në këto rrethana, vendimi është marrë nga një organ kolegjial,” shton gjykata.

Bashkia e Tiranës dhe biznesmeni Shkëlqim Fusha nuk i përgjigjën një kërkese për koment mbi këtë hetim. Edhe prokurori i çështjes, Alket Mersini refuzoi të komentonte mbi vendimin e gjykatës. Ndërkohë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu – i cili bëri kallëzimin penal ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kompanisë Fusha dhe po ashtu apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për pushimin e hetimeve, i tha BIRN në një bisedë telefonike se nuk ishte informuar si palë e interesuar për këtë vendim.

“Nuk di asgjë. Nuk kemi asnjë njoftim,” tha Balliu.

8200 euro pisha

Pishat e buta te mbjella nga kompania “Fusha” sh.p.k ne hyrje te autostrades Tirane-Durres. Foto: Geri Emiri.

Më 23 nëntor 2017, Këshilli Bashkiak i Tiranës u mblodh dhe vendosi ndër të tjera, rishpërndarjen e fondit të shpenzimeve korrente, duke ngarkuar Drejtorinë e Punëtorëve Nr.1 të Qytetit për zbatimin e projektit për “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ në zonën industriale Kamëz-Kashar” me një fond total prej 667,7 milionë lekësh për vitet 2017-2019.

Bazuar në vendimin e Këshillit Bashkiak, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Nr.1 të Punëtorëve të Qytetit Tiranë, më datë 20 dhjetor 2017, ka ngritur një grup pune për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak. Bazuar në urdhrin e drejtorit, ky grup pune i përbërë nga ekonomistë, juristë dhe specialistë të fushës, ka hartuar një relacion duke kërkuar realizimin e procedurës së prokurimit dhe ka ngritur një komision për specifikimet teknike.

Ky komision ka përllogaritur dhe fondin limit në bazë të testimit të tregut dhe sektori i prokurimeve i ka drejtuar një kërkesë drejtuesit të Drejtorisë Nr.1 që të hapte një prokurim me “negocim pa shpallje paraprake’ me vlerë 278.1 milionë lekë pa TVSH, për blerjen e drurëve dekorativë.

Referuar procesverbalit të datës 20 dhjetor 2017, njësia e prokurimit ka hartuar dhe miratuar dokumentacionin standard dhe i ka bërë ftesë 5 subjekteve. Pas 24-orësh, me datë 21 dhjetor 2017, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, ka proceduar me hapjen e ofertave të paraqitura nga subjektet. Vetëm kompania Fusha ka paraqitur ofertë dhe është shpallur fitues në të njëjtën datë nga KVO.

Me 22 dhjetor ose 48 orë nga ftesa fillestare për negocim, kompania Fusha ka filluar punimet. Ndërkohë, 6 ditë më vonë, me 28 dhjetor 2017, kompania Fusha i ka dërguar bashkisë Tiranë situacionin progresiv pjesor nr.1 të punimeve, duke kërkuar një pagesë prej 70.2 milionë lekësh për 60 pisha, të cilat janë likuiduar me 14 shkurt 2018 – në ditën e Shën Valentinit.

Bazuar në situacion nr.1, vlera mesatare e një pishe të blerë nga bashkia është 1.17 milionë lekë (€8200). Nëse i njëjti çmim për njësi është zbatuar për të gjitha pishat e mbjella, në total bashkia ka blerë nga Fusha 284 pisha për një vlerë totale të kontratës prej 332.56 milionë lekë me TVSH.

Në një raportim të mëparshëm mbi këtë tender, BIRN iu drejtua tre kompanive që tregtojnë dru dekorativë; njëra në Kavajë dhe dy të tjerat në Tiranë dhe mësoi se çmimi i shitjes për një pishë të ngjashme në treg varion nga 700 deri në 1000 euro.

Partia Demokratike ka pretenduar në kallëzimin e saj se kompania “Fusha” nuk i ka pasur deri në janar 2018 në gjendje 60 pishat për të cilat ka lëshuar faturë mbi situacionin e parë me 28 dhjetor 2017. Megjithatë, sipas gjykatës ky fakt nuk rezulton i vërtetë. Referuar deklaratave doganore dhe faturave tatimore, gjykata shprehet se subjekti ka blerë një sasi pishash që në shkurt 2017 dhe ka pasur në gjendje 92 pisha në dhjetor 2017.

Nevoja ekstreme për pisha

Pisha te matrikulluara me mbishkrimin “FUS” qe BIRN numeroi nga mbikalimi i Kamzes deri ne ate te Kasharit. Foto: Geri Emiri.

Kompania Fusha është kontraktori më i madh i bashkisë Tiranë dhe gjatë 3 viteve të fundit ka përfituar me shumë se 3.1 miliardë lekë për punë publike në kryeqytet.

Sipas kallëzimit të Partisë Demokratike të depozituar në Prokurorinë e Tiranës, pretendohet se mes bashkisë së Tiranës dhe kompanisë Fusha Sh.p.k, “ka një marrëdhënie personale, e cila vjen në kundërshtim me parimet dhe qëllimin e ligjit “Për prokurimin publik”.

Kallëzimi thekson se bashkia ka zgjedhur një procedurë prokurimi në kundërshtim me ligjin dhe në mungesë të çdo lloj gare, duke zgjedhur ne mënyrë selektive një operator ekonomik, i cili duket të jetë i privilegjuar në fushën e prokurimeve publike.

Referuar ligjit ‘Për prokurimin publik’, procedura me ‘negocim pa shpallje paraprake të njoftimit’ përdoret vetëm në raste të veçanta, kur për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoriteti kontraktor, afati kohor i parashikuar për njoftimin e kontratës për procedurat e hapura, të kufizuara ose me negocim, me publikim, nuk mund të respektohet. Gjithashtu, rrethanat e përmendura për të justifikuar nevojën ekstreme nuk duhet të shkaktohen në asnjë rast nga veprimi ose mosveprimi i autoritetit kontraktor.

Sipas arsyetimit të Prokurorisë së Tiranës për pushimin e hetimeve për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe prishjes së barazisë në tendera, kjo situatë e jashtëzakonshme për Drejtorinë e Përgjithshme Nr.1 të Punëtorëve të Qytetit Tiranë, është krijuar nga vendimi i Këshillit Bashkiak për shkak të fondeve që janë rialokuar për vitin 2017 dhe pamundësisë për t’i prokuruar këto fonde brenda vitit buxhetor me procedurë të hapur. Sipas prokurorisë, një procedurë e hapur prokurimi kërkonte mbi 23 ditë, ndërkohë që Autoriteti Kontraktor ka pasur në dispozicion kohën nga data 19 deri me 31 dhjetor për ta realizuar këtë procedurë prokurimi.

“Referuar datës në të cilën Këshilli Bashkiak dhe Bashkia e Tiranës kanë lejuar autoritetin kontraktor për të zhvilluar këtë procedurë prokurimi, rezulton se ka qenë e pamundur që të ndiqeshin procedurat standarde mbi ose nën kufirin e ulët monetar,” shprehet prokuroria në kërkesën për pushimin e çështjes.

Sipas prokurorit Mersini, autoriteti kontraktor “Drejtoria e Përgjithshme nr.1 e Punëtorëve të Bashkisë Tiranë,” nuk e ka nisur këtë procedurë prokurimi objekt hetimi me iniciativën e vet, por është detyruar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Ndërkohë, ai arsyeton se Këshilli Bashkiak nuk mund të mbahet përgjegjës sepse është një “organ kolegjial”.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe verifikimit të rrethanave objekt hetimi nuk rezultoi që në veprimet ose mosveprimet e të kallëzuarve të jenë konsumuar elementë të figurave të veprës penale,” shprehet prokurori Alket Mersini.

Bazuar në këtë përfundim, Mersini i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës pushimin e hetimeve. Gjykata e Tiranës, pasi ka shqyrtuar kërkesën dhe aktet e hetimit paraprak, ka dëgjuar pretendimet e palëve dhe ka arritur në konkluzionin se kërkesa e prokurorit për pushimin e çështjes penale është e drejtë, e bazuar në ligj dhe në prova dhe si e tillë, duhet pranuar. Ky vendim është lënë në fuqi nga treshja e gjyqtarëve të Apelit Tiranë, Valdete Hoxha,  Astrit Haxhialushi dhe Fatmira Hajdari.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj pushohen hetimet kunder erion veliajt erion veliaj pushohen hetimet kunder erion veliajt

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet