LIVE UPDATES
Politike

Nis viti shkollor, Malaj urim vogëlushëve: Shkollat me 100 mijë nxënës më pak, këmbanë alarmi

16 Shtator 2019, 11:58 Nga DOSJA
Nis viti shkollor, Malaj urim vogëlushëve: Shkollat me 100 mijë

TIRANË– Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka uruar ditën e sotme të gjithë nxënësit që nisin vitin e ri shkollor. Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e LSI, Malaj u shpreh se të gjithë nxënësit duhet ta duan librin dhe ta vlerësojnë si gjënë më të shtrenjtë. Gjithsesi, pavarësisht urimit, Malaj u shpreh se sot ka nisur viti shkollor me 100 mijë nxënës më pak dhe kjo është një këmbanë alarmi dhe klithmë e madhe sipas ish-deputetes.

“Emigrimet masive të shqiptarëve jashtë vendit, si dhe ulja e lindshmërisë kanë bërë që në këtë vit shkollor të ketë më pak fëmijë, që ulen në banka. Investimet në arsim sot, në fillimin e vitit shkollor, janë ende nga më të ultat në rajon. Qeveria është shumë larg asaj që ka shkruar në strategjinë e arsimit parauniversitar, për një GDP 4 për qind për arsimin shqiptar,”- u shpreh Malaj ndër të tjera.

Deklarata e plotë e Nora Malajt

Sot është një ditë e veçantë për vendin tim. Sot të gjithë fëmijët dhe të rinjtë fillojnë vitin e ri shkollor 2019-2020. Sot, fillon beteja për të realizuar ëndrrat e fëmijëve, që ata një ditë të bëhen të zot për të ndërtuar të ardhmen e tyre në ketë vend të bukur e të bekuar , që është Shqipëria.  Urimin më të veçantë në këtë ditë jua dedikoj vogëlushëve të klasave të para dhe prindërve të tyre. Të dashur vogëlushë, duajeni shkollën se është një vend i bekuar dhe mësoni pa fund, gëzoni dhe punoni sa më shumë, se vetëm dija është pjesa e investimit më të madh që familja mund të bëjë për ju dhe që shoqëria ua ka borxh. Duajeni librin dhe mbajeni mirë atë, se libri është kulturë dhe dije. Edhe nëse keni “libra në përdorim”, ju fëmijë të dashur, librin duhet ta vlerësoni si gjënë më të shtrenjtë dhe thesarin më të çmuar , që ndër vite do ju bëjë të ndjeheni krenarë.

Sot ,shkolla filloi, me 100 mijë nxënës më pak.  Kjo për secilin prej nesh është një klithmë e madhe dhe kambanë alarmi, që tregon se të rinjtë dhe familjet shqiptare po braktisin Shqipërinë.  Emigrimet masive të shqiptarëve jashtë vendit, si dhe ulja e lindshmërisë kanë bërë që në këtë vit shkollor të ketë më pak fëmijë, që ulen në banka.
Investimet në arsim sot, në fillimin e vitit shkollor, janë ende nga më të ultat në rajon. Qeveria është shumë larg asaj që ka shkruar në strategjinë e arsimit parauniversitar, për një GDP 4 për qind për arsimin shqiptar.  Ndonëse kemi ndërtime të reja, jemi shumë larg asaj që është premtuar dhe sërish, shkollat me turne edhe këtë vit shkollor, përsëri janë pjesë e sistemit.  Të nderuar mësuses, siç thote Arstoteli: “Prindi është ai që e sjell fëmijën në jetë, po mësuesi është ai që i besohet integrimi nëpërmjet edukimit dhe formimit të tij në shoqëri”.

Ju keni një mision të madh kombëtar përpara, për edukimin dhe mirëarsimin e fëmijëve dhe të rinjve. Ndonëse sot, gjendeni në udhëkryqin e një sistemi që ende nuk ka kornizën e edukimit të përfunduar, ndonëse ndodheni përpara sfidave të një pune ende jo të mirëpaguar, ndonëse ndodheni përpara pasigurisë dhe mosmarrjes së një kualifikimi me standarde, ju bëjeni detyrën tuaj me devocion, si atdhetarë që jeni, se vetëm kështu mund ta bëjmë këtë vend të jetueshëm për fëmijët tanë, vetëm kështu mund t”i themi stop hemoragjisë së braktisjes së vendit, vetëm kështu mund të mbrojmë dhe të kultivojmë vlerat e gjuhës dhe kombit, e cila sa po vjen e degradohet, vetëm së bashku mund të ndalim të keqen që Shqipëria të jetë vendi i shqiptarëve e të mos braktiset nga të rinjtë.  Në këtë ditë të parë të fillimit të viti të ri akademik nuk gjej fjalë për t’ju falenderuar e shprehur mirënjohjen për të gjithë ju, misionarët e paqes dhe edukimit. Përkulemi me respekt dhe nderim për të gjithë ata mësues e mësuese patriotë, ndër vite, që sot janë në pension, po që mësuan brezat se rruga e dijes është e mundimshme por jo e vështirë dhe jo e pamundur. Mirënjohje për të gjithë ju mësus dhe mësuese, nga Vermoshi në Konispon, që profesionin e mësuesisë e keni kthyer në mision, për të mësuar dhe edukuar kapitalin më të çmuar, që janë fëmijët dhe të rinjtë. Sot kemi detyrë, që për ju, të gjithë papërjashtim, të punojmë që në shoqëri të gëzoni statusin që meritoni dhe vlerësimin për punën tuaj, që ende është larg vlerës së pagesës dhe motivimit tuaj.
Të nderuar dhe të vlerësuar prindër! Ju jeni të bekuar që keni sjellë në jetë këta fëmijë dhe bashkë me ta, po përjetoni periudhën më të mrekullueshme e sfidante të prindërimit. Në ditën e sotme ju ftoj që të bëhemi bashkë e të mos rreshtim së punuari për të ndihmuar që fëmijët tanë dhe tuaj të rriten me fëmijëri të suksesshme dhe rini të bukur, ku mësimi dhe procesi mësimor të jetë sfida e përbashkët e jona, për të mos pasur më shkolla me turne, mjedise shkollore pa mjete mësimore, shkolla të braktisura, ende tekste mësimore me gabime shkencore dhe gramatikore, mjedise hidro-sanitare jashtë standardit, klasa të mbi populluara, mësues të pamotivuar dhe një shkollë që nuk realizon misionin e saj.  Le të jemi bashkë të gjithë dhe të sfidojmë të keqen për të mbjellë të mirën, dritën dhe dashurinë. Të realizojmë reformën e plotë në arsim, ku të garantojmë dhe të krijojmë mundësi të barabarta për çdo të ri dhe të re që të realizojë një arsimim cilësor, të lidhur me tregun e punës dhe që garanton punësim, duke dhënë frymëmarrje dhe vlerësuar edhe arsimin profesional, si një nga shtyllat kryesore të sistemit të edukimit. Sot, arsimi duhet të jetë një mision kombëtar, ku politika të mos ta përdorë si propagandë dhe fasadë, po ku të gjithë së bashku të realizojmë sfidën e mijëvjeçarit, duke e vendosur arsimin si kryefjalë e çdo investimi. Fillim të mbarë vitit shkollor 2019. E ardhmja i përket fëmijëve dhe të rinjve! Gëzuar!

Dita e sotme, 16 shtator ka shënuar fillimin e vitit të ri shkollor. Janë 386 mijë nxënës së në sistemin në 9-vjeçar dhe 90 mijë gjimnazistë që nga sot do të ulen në bankat e shkollës. Por një emocion më i madh do të jetë për rreth 24 mijë nxënës të cilët sot për hërë të parë do të ulen në bankat e shkollës.

(f.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike nora malaj viti i ri shkollor 2019-2020 nora malaj viti i ri shkollor 2019-2020

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim