Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANE– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me sekretarin e Shtetit gjerman, Christian Lange. Lange ka dhënë mbështetjen që Gjermania i jep Shqipërisë pak ditë para se të jepet vendimi për hapjen e negociatave. Në përfundim të takimit, Balla tha se Lange tha se grupi Social Demokrat ka dhënë “Po”, ndërsa pritet më 24 shtator vendimi i CDU/CSU.
I pyetur nga gazetarët për situatën politike në vend është shprehur se qeveria ka bërë disa herë përpjekje për të arritur një konsensus me PD sa i takon Reformës Zgjedhore por ende nuk janë dakordësuar. “Ne kemi thënë dhe jemi pro të bashkëpunojmë për reformën zgjedhore dhe për sfidat që na presin përpara, siç është integrimi drejt BE” ka deklaruar Balla.
Ai iu përgjigj pyetjes së gazetarëve në lidhje me kushtet që iu ka vënë Gjermania për hapjen e negociatave. Ai ka deklaruar se pa dyshim që procesi i fillimisht ka disa çështje që janë imediate por sipas tij nuk bëhet fjalë për arrestim numra zyrtarësh. Ai ka theksuar se duhet të funksionojë drejtësia dhe se ky është tashmë një kusht.
“A ka kërkuar Gjermania peshq në rrjetën e drejtësisë?, ishte pyetja e gazetares Marsela Karapanxhos, për të cilën Balla u përgjigj: “Në histori gjithmonë fillimi i bisedimeve ka qenë çështje prioritetesh. Shqipëria ka një avantazh me vendet e tjera, kapitulli 23 dhe 24 janë të domosdoshëm dhe jo pa qëllim hapen të parat dhe mbyllen të fundit. Pa dyshim që procesi i fillimisht ka disa çështje që janë imediate. Më falni duhet të kuptojnë që funksionimi i drejtësisë nuk bëhet me numra funksionarësh. Drejtësia duhet të funksionojë e pavarur nga palitika”.
Në këtë dalje për mediet ai theksoi se Gjermania vendimin përfundimtar për negociatat do ta japë në fund të muajit. Ai theksoi se askush nuk do të mbajë peng Reformën Zgjedhore.
“Një pjesë e tyre e kanë marrë vendimin dhe zoti Lange më ka thënë që do të mbështesin anëtarësimin tonë për në BE-. Grupi i CDU-së do të shprehet më datë 24 shtator. Më tej do të japin dhe vendimin final për Shqipërinë, në fund të muajit. Ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Dëshira jonë ka qenë që Reforma Zgjedhore të behet në një spektër të gjerë të politikës shqiptare. Ne do të vijojmë për të gjetur një konsensus edhe me opozitën. Kemi një tryezë javën e ardhshme. Askush nuk do të mbajë peng Reformën Zgjedhore, as politika”, u shpreh Balla.
Në muajin tetor do të vendoset nëse do të hapen apo jo negociatat e BE-së me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Deri më tani ambasadorët e huaj dhe KE publikisht ka lobuar më shumë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut se me vendin tonë. Bundestagu gjerman, dhe Holanda, janë shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kësaj liste sipas medieve të huaja i është shtuar edhe Franca e Greqia.
(J.V;F.G/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë bërë bashkë ditën e sotme në Pezë, ku dhe u zhvilluan festimet e 77 vje...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i bashkisë Erjon Veliaj janë përplasur me njëri-tjetrin në ceremoninë e e 77 vjetorit të Konferencës së Pezës. Is...
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përkujtimit 77-vjetorit të Konferencës së Pezës dhe prej andej dha një deklara...
TIRANË– Presidenti i Këshillit të Evropës, Doland Tusk do të zhvillojë një vizitë në Tiranë, ku do të takohet me liderët politik në vend. Sipas infor...
FIER- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka qenë sot i pranisëhm në shkollën “Petro Sota” në Fier, në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Shkolla profes...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca në ditën e parë të shkollës ka uruar të gjithë nxënësit shqiptar.Soreca ka dhënë një mesazh...
Tiranë- Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar gjatë inaugurimit të shkollës së muzikës ‘Servete Maçi’, se dhënia e projekteve me koncesio...
Tiranë- Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Rudina Hajdari ka përcjellë për në shkollë vajzën e saj të vogël. Mesa duket e vogla e saj mund të ketë nisur ditën...
TIRANË- Grupi Parlamentar Demokrat ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal pas miratimit të dy ligjeve nga Kuvendi i Shqipërisë. Kallëz...
Tiranë- Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm mesa duket ka shoqëri me deputetin e ri, Ralf Gjonin.Ndoshta shoqëria mes tyre është aq e ngushtë, pasi ish-mini...