LIVE UPDATES
Bota

Nis gjyqi ndaj shqiptarit që vrau bashkëshorten dhe kunatën në Zvicër, nuk pranonte divorcin pasi kishte ‘sedër̵

7 Qershor 2021, 13:24 Nga DOSJA
Nis gjyqi ndaj shqiptarit që vrau bashkëshorten dhe kunatën

ZVICËR– Ka nisur sot seanca gjyqësore ndaj një 57-vjeçari kosovar në Brugg të Zvicrës për vrasjen e bashkëshortes dhe motrës së saj në Janar të 2018.

Seanca do të zgjasë 4 ditë, ku do të dëgjohen akuzat nga prokuroria dhe mbrojtja e autorit, deri më tani nuk jepen detaje në lidhje me autorin dhe viktimat.

I akuzuari ndodhet në paraburgim, transmeton albinfo.ch. Viktimat janë gruaja e tij 38 vjeçare dhe motra e saj 31 vjeçare, të dyja nga Shqipëria.

Prokurori publik ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasje të shumëfishtë, ose, eventualisht një dënim me burg prej 20 vjetësh për më shumë se një vrasje, të kryera me dashje.

Pas vuajtjes së dënimit, ai duhet të dëbohet nga vendi për 15 vjet dhe kjo duhet të futet në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS). që  do të thotë se do të jetë i bllokuar për të gjithë zonën Shengen.

Gruaja kërkonte divorcin

Sipas prokurorit, gruaja e kishte raportuar burrin e saj për dhunë në familje rreth një vit para vrasjes. Me sa duket ajo ishte lodhur nga shpërthimet e tij të dhunës, ofendimet dhe sjelljet e tij kontrolluese, kufizuese. Prandaj, ajo donte divorc.

Sipas aktakuzës, një gjë e tillë do të kishte disavantazhe financiare për burrin. Ai kështu mund të humbiste kujdestarinë mbi fëmijët, dhe gjithashtu do të ‘turpërohej’ para familjes dhe të njohurve. Prandaj, ai synonte të parandalonte divorcin.

Për shkak se gjithashtu dyshonte se gruaja e tij po e tradhtonte, ai kishte instaluar fshehurazi një telefon celular në një vend të fshehur në makinën e saj, gjithmonë sipas aktakuzës. Përmes  aplikacionit të gjurmimit, ai tani vëzhgonte se ku po shkonte gruaja.

Më 30 dhjetor 2017, ai zbuloi se gruaja po takonte në një shtëpi të pabanuar një burrë që ai e njihte. Në prag të Vitit të Ri, gruaja, me pretekstin se do të shkonte të merrte motrën, pas prishjes së makinës së saj, kishte shkuar në një klub. Ndërsa në pasditen e 6 janarit ajo kishte shkruar përsëri në shtëpinë e përmendur, të zbrazët, për një takim.

Të hënën, 8 janar 2018, kur fëmijët ishin nisur për ditën e parë të shkollës pas pushimeve të Krishtlindjes, i akuzuari ka vrarë gruan e tij, e cila ishte akoma në shtrat, duke e goditur atë me një thikë të gjatë dhe të mprehtë dy herë në pjesën e sipërme të trupit.

Pastaj ai ka goditur me thikë edhe kunatën, e cila kishte kaluar natën në dhomën e fëmijëve. Duke vepruar kështu, ai kishte eliminuar “një dëshmitare të bezdisshme dhe të urryer, si aleate e gruas së tij”, shkruan prokurori.

Pastaj ai i kishte vendosur kunatës një thikë kuzhine në dorë dhe kishte goditur veten me thikë, duke inskenuar kështu një sulm nga gratë ose një veprim në situatë vetëmbrojtjeje.

Pas krimit, ai i ka sjellë fqinjes para për fëmijët dhe i ka kërkuar djalit të tij të madh që nga martesa e tij e parë të kujdesej për fëmijët. Pastaj ka thirrë avokatin e tij për të njoftuar policinë. Policia e ka arrestuar atë të njëjtën ditë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shqiptari vret gruan ne zvicer shqiptari vret gruan ne zvicer

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim