Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Arrestimi i Kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, Ngjela: Tani po arrestojnë majtas, kur të fillojnë djathtas do ketë emra V
6 Korrik 2021, 12:25Nga DOSJA
TIRANË– Avokat Spartak Ngjela, në një lidhje direkte me emisionin “Breaking” në Top News, foli për valen e arrestimeve në Kadastrën e Lushnjes si dhe kryebashkiakut Fatos Tushe pas akuzave për korrupsion.
Ngjela tha se ky është vetëm fillimi dhe SPAK e ka nisur goditjen nga ata që kanë pushtetin, por do të vijojë dhe me të djathtën.
“Duken shenjat që SPAK po godet majtas, të shohim se kjo është lufta anti-korrupsion. Kjo është skemë e nxjerrë nga Napoleon Bonaparti, kur frenoi terrorin në Francë, i ra majtas, se ai dhe revolucioni ishin majtas. Duke thënë se nuk është me tendencë, pastaj i ra dhe të djathtëve, i bëri copë dhe ata. Kur janë të inkriminuar të dy palët, e fillojnë nga ata që janë në pushtet,” tha Ngjela.
Avokati tha se luftën e drejton FBI e ne jemi nën drejtimin e tyre.
“Se nga fillojnë e dinë ekspertiza, as gazetarët as juristët, askush nuk e di përveç kriminalistëve. Pse nuk e bëri revolucionin Meta me Saliun? Ne presim revolucioni të vijë në qendër, ne s’na intereson Lushnja. Këtë luftë e drejton FBI, ne jemi nën drejtimin e tyre. Por krimi duhet goditur me të dhëna, se pastaj gjykata të thotë je i pafajshëm. SHBA e drejton SPAK-un. Deri në Fier nuk kanë prekur ish-kryeministrat, pastaj kryeqendra e krimit është nga Vlora në Sarandë, aty kanë futur duart. Deri në Fier këta do thonë është gënjeshtër, kur të vejë në Vlorë, do maten mirë, se aty është një nga qendrat. Flas për bregdetin, korrupsioni është shpërndarë kudo,” u shpreh Avokat Ngjela.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ëhstë tërhequr nga vendimi i marrë një muaj më parë për të mbyllur dyert e tij për gazetarët, vendim që solli dhe protestën e ...
TIRANË–Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimi të kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushes. Me anë të një postimi të bërë n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kaluar në aksin Lushnje-Fier në të njëjtën kohë që forcat RENEA kishin ‘zbrazur’ zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos...
Politike 6 Korrik 2021, 09:57
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur operacionin e SPAK, ku u arrestua kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Në një reag...
TIRANË– Partia Demokratike i ka drejtuar ditën e sotme një kërkesë ankimore Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ku kërkon shqyrtimin e vendimit...
TIRANE– Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, provoi dje për herë të parë shalqinin shqiptar nga i cili ngeli e mrekulluar. “Shqipëria ka bostanin më të mir...
Politike 6 Korrik 2021, 09:23
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe zyrtarëve të tjer...
TIRANË– Botuesi Nikoll Lesi, në një shkrim tejet kritik për presidentin Ilir Meta, ka shprehur shqetësimin e tij pse Kreu i shtetit nuk dekoroi gazet...
HUNGARI- Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Hungari, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán. Presidenti Meta i ...