LIVE UPDATES
Politike

13 muaj pas kallëzimit në SPAK për shembjen e Teatrit, PD: Të arrestohet Erion Veliaj!

6 Korrik 2021, 11:49 Nga DOSJA
13 muaj pas kallëzimit në SPAK për shembjen e Teatrit, PD:

TIRANË– Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet ligjore, Çlirim Gjata dhe deputetja e zgjedhur, Flutura Açka, kanë dalë ditën e sotme në një deklaratë, para Prokurorisë së Posaçme  kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në deklaratën për mediat, Gjata kujtoi se 13 muaj e 4 ditë më parë Partia Demokratike ka bërë një kallzim penal në SPAK për Teatrin dhe ende nuk ka asnjë informacion se çfarë bëhet me këtë çështje. Sekretari ka kërkuar nga SPAK informacion se çfarë ka ndodhur me kallëzimin e PD për 9 veprat penale për kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Gjata shprehet se pas vendimit të Gjykatës, SPAK i ka duart e lira dhe nuk e pengon asgjë të marrë masat, madje të vendosë edhe nën arrest, duke filluar edhe me kryetarin e Bashkisë.

Në fjalën e saj, Açka ka kujtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, ku shprehet se edhe pas këtij vendimim, SPAK duhet të ishte marrë me çështjen. 

Deklaratat e plota të sekretarit të PD për çështjet ligjore, Çlirim Gjata dhe deputetes së zgjedhur, Flutura Açka

ÇLIRIM GJATA: Sapo kemi dorëzuar këtu në SPAK kërkesë për informacion. 13 muaj e 4 ditë më parë Partia Demokratike ka bërë një kallzim penal në SPAK për sa i takon shembjes së Teatrit Kombëtar. Kanë kaluar 13 muaj dhe nuk kemi asnjë informacion se çfarë është bërë me këtë çështje. Sot bazuar në dispozitat përkatëse, neni 283/58 etj, të Kodit të Proçedurës Penale kërkojmë informacion nga SPAK se çfarë ka bërë me kallëzimin tonë. Ku janë hetimet? Çfarë ka ndodhur? Çfarë masash janë marrë deri tani?

Të mos harrojmë se sapo është shpallur një vendim i Gjykatës Kushtetuese i cili ka konstatuar si antikushtetues të gjitha veprimet që janë bërë me shembjen e Teatrit Kombëtar. Që kur kemi bërë kallëzimin ne i kemi ditur këto, madje edhe tani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, na rezulton se pikërisht ata që kemi kërkuar ne, janë fajtorë.

Ne kemi bërë një kallzim mbështetur në 9 vepra penale ku janë përcaktuar me rradhë në këtë kallzim personat përgjegjës që fillojnë me Kryeministrin Edi Rama, me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj dhe të gjithë të tjerët me radhë që kanë marrë pjesë në këtë masakër që i është bërë, kulturës së trashëgimisë sonë dhe pasurisë publike. E gjitha kjo në emër të korrupsionit, në emër të abuzimit, të shfrytëzimit të pasurisë publike për interesat e tyre personale, për interesa të oligarkisë që ata mbrojnë.

Jemi këtu për t’i kërkuar SPAK informacionin se çfarë ka bërë me kallzimin tonë, pa folur se ka mbi 10 kallzime të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Çfarë ka bërë me këto hetime? Përse SPAK vonohet kaq shumë, përse nuk ka transparencë? Brenda asaj që quhet sekret hetimor, duke ruajtur sekretin hetimor, brenda ligjit, duhet dhënë një informacion, nëse ka thirrur njeri, ka marrë ndonjë dokument, ndonjë provë, ndonjë kqyrje në vendngjarje. Çfarë ka bërë deri tani? Ne kërkojmë që të na kthejnë përgjigje.

SPKAK po vonohet shumë në misionin e tij.  Ne, Partia Demokratike përkrahim çdo veprim të SPAK dhe kujtdo qoftë në luftën kundër korrupsionit, kundër abuzimit, por kjo luftë po bëhet me pikatore dhe shumë e vonuar.  Prandaj ne kërkojmë që brenda caqeve ligjore të bëhet transparencë ku jemi, çfarë ka bërë me kallëzimet tona, veçanërisht me kallëzimin e 13 muajve më parë, në raport me shembjen e Teatrit Kombëtar. Aty fajtor janë kryeministri me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Tani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, SPAK i ka duart e lira, nuk e pengon asgjë të marrë masat, madje të vendosë edhe nën arrest, duke filluar edhe me kryetarin e Bashkisë. Së pari, të na kthejë përgjigje se e ka detyrim ligjor se çfarë ka bërë me kallëzimin tonë.

FLUTURA AÇKA: Ne të gjithë jemi njohur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 2 Korrik për çështjen e Teatrit. Dhe sigurisht jemi duke pritur për arsyetimin më të gjërë që të krijojmë një panoramë për çështjen. Por nuk ka dyshime që qasja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ka lidhje me protestën e lirë të qytetarëve shqiptarë dhe natyrisht ka lidhje me respektimin e shtetit ligjor. Mendoj se ky vendim është një lloj kambanë kujtese për politikën shqiptare që të fillojë një sjellje të re, veçanërisht, ndaj trashëgimisë kulturore. Të gjithë e kemi parasysh se çfarë ndodhi me Teatrin Kombëtar që është një nga aktet më barbare me trashëgiminë kulturore dhe natyrisht edhe ndaj historisë shqiptare dhe që shkon edhe kundër integritetit të shqiptarëve.

Çfarë duhet të kishte ndodhur në fakt menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Do të duhej që Erion Veliaj ose më mirë po themi dyshja, po përdor togfjalëshin e famshëm të tij “Edi dhe unë”, duhet të ishin përgjigjur disa pyetjeve publike:

Përse nuk pritën vendimin e Gjykatës Kushtetuese para se të shembnin Teatrin Kombëtar?

Përse Erion Veliaj shembi Teatrin Kombëtar, kur nuk e kishte në pronësi të tij?

Ku e gjen autoritetin Erion Veliaj për të prishur një aset kombëtar, kur në fakt është thjesht një kryetar bashkie i një qyteti, qoftë ky edhe i Tiranës?

Këto tre pyetje publike duhet t’i kishte dhënë menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj personalisht.

Por gjëja më e paktë që mund të kishte bërë të jepte dorëheqjen dhe t’i ofrohej organeve të drejtësisë për një hetim dhe investigim më të hollësishëm, sepse në pozicionin që është sigurisht që mund të pengojë një hetim më të hollësishëm për prishjen e Teatrit Kombëtar, siç thashë, është një nga aktet më barbare mbi kulturën dhe  trashëgiminë tonë kulturore.

Por në fakt çfarë bëri Erion Veliaj?!

Kaloi në një sulm të paprecedentë kundër të gjithë njerëzve, kundër kujtdo figure që e përshëndeti, e duartrokiti dhe u gëzua nga ky vendim si forma e vendosjes së një drejtësie për të fryrë një erë e re mbi këtë çështje kaq delikate dhe me sentiment për shqiptarët e zakonshëm. Sigurisht është e çuditshme mënyra, sidomos në intervistat e fundit, qasjet e tij ndaj kësaj çështje për mua kanë qenë të pakuptueshme.

Ku e gjen Erion Veliaj të drejtën të fyejë qytetarë të zakonshëm shqiptarë në intervistat e tij, të ndajë shqiptarët në “ata” dhe “ne”, që mendojnë ndryshe nga ai, në armiq dhe miq?

Ku e gjen të drejtën Erion Veliaj që në intervistat e tij të sugjerojë mediat, të këshillojë mediat dhe të intimidojë mediat kë duhet të marrin në panel, kë nuk duhet të marrin në panel, kujt duhet t’ia ofrojnë mikrofonin dhe kujt jo?

Ku e gjen të drejtën Erion Veliaj që të intimidojë, të provokojë qytetarët shqiptarë në forma dhe aktivitete sikurse ndodhi në varrezat e Sharrës, sigurisht me artistin shumë të talentuar Sislej Xhafa, që nuk është faji, ai është thjesht viktima duke provokuar pikërisht në vendin e krimi,t ku ende nuk janë dënuar vrasësit e Ardit Gjoklaj, ose rasti i koncertit në sheshin e Teatrit duke provokuar protestën.

Ku e gjen Erjon Veliaj të diskutojë, të intimidojë dhe të përmendë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilët me vendimin e tretë për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar nuk paskan qenë në unison.

Kam përshtypjen që me këto deklarata SPAK duhet të mbajë shënim, ndoshta këto kanë prapavijën  e një forme fushate shtrigash, kundër njerëzve të cilët duan që më në fund ligji të bëjë punën e tij. Jam e bindur që pas këtij vendimi, pas kësaj këmbane kujtese për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, përgjegjësit duhet ë mbajnë përgjegjësi deri në fund. Nuk është fjala vetëm për godinën  e Teatrit Kombëtar, është fjala për të gjithë rekuizitën, është fjala për të gjithë prapavijën, e cila u shkatërrua bashkë me Teatrin Kombëtar. Ata, përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi qoftë për kopsat, qoftë për xhaketat, qoftë për xhaketën e Arturo Ui-së e deri tek opingat dhe këpucët e shfaqjes së fundit të gardianit të “Shtrigave të Salemit”, në mënyrë që kjo luftë shtrigash kundër kulturës shqiptare të marrë fund.  

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike clirim gjata flutura acka teatri kombetar clirim gjata flutura acka teatri kombetar

Sondazh

Poll
Politike 6 Korrik 2021, 09:57

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur operacionin e SPAK, ku u arrestua kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Në një reag...

Politike 6 Korrik 2021, 09:23

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe zyrtarëve të tjer...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet