LIVE UPDATES
Ekonomi

Nga të dhënat e rreme tek detyrimet kontraktore, pse u përjashtuan 16 kompani nga garat publike

31 Mars 2021, 05:18 Nga DOSJA
Nga të dhënat e rreme tek detyrimet kontraktore, pse u

SHQIPËRI– Pjesëmarrja në procedurat e prokurimit të hapura nga autoritetet kontraktore bëhet nga ana e operatorëve ekonomikë vetëm nëse këta të fundit përmbushin kushtet. Por vitin e kaluar Agjencia e Prokurimit Publik u sinjalizua për 62 kompani për të cilat u kërkua përjashtim nga pjesëmarrja në garat publike të hapura nga institucionet. Vetëm gjysma e tyre janë përjashtuar pasi është bërë hetimi administrativ. Por cilat janë arsyet që kanë çuar përjashtimin e kompanive nga prokurimet në vitin 2020. Sipas APP në shumicën rasteve operatorët kanë paraqitur dokumentacion të rremë.

“10 operatorë ekonomikë, janë përjashtuar nga pjesëmarrja në prokurimet publike për shkak të keqinformimit dhe paraqitjes në tender të dokumenteve që përmbajnë të dhëna të rreme, sipas përcaktimeve të nenit 13/3/a LPP, përkatësisht: 7 operatorë ekonomikë janë përjashtuar për shkak se kanë keqinformuar për qëllime kualifikimi, autoritetin kontraktor; 3 operatorë ekonomikë janë përjashtuar për shkak se kanë keqinformuar duke paraqitur dokumentacion me të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi”, thuhet në dokument.

Nga ana tjetër 6 operatorë ekonomikë janë përjashtuar për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale, sipas përcaktimeve të nenit 13/3/ç të LPP.

Sa i takon dokumentacionit APP vëren se është bërë keqinformim përmes paraqitjes në tender të deklaratës së gjendjes gjyqësore, ku shoqëria ka deklaruar se nuk është dënuar për shkelje penale, keqinformim sa i takon informacionit të dhënë në vetdeklarimin e operatorit ekonomik mbi mosangazhimin e inxhinierëve të stafit të tij apo drejtuesit teknik në kontrata të tjera, keqinformim sa i takon vet deklarimit nga operatori ekonomik se ka paguar detyrimet tatimore, ndërkohë që nga verifikimi i kryer pranë organeve tatimore ka rezultuar se subjekti ka pasur detyrime të papaguara.

“Si raste të konstatimit të dokumenteve me të dhëna të rreme, përmendim: paraqitja e certifikatave ISO dhe CE, të cilat pas verifikimeve kanë rezultuar se nuk janë lëshuar nga organizmat certifikues TUV dhe Enterocerma; paraqitja e vërtetimit që operatori ekonomik ka një numër të caktuar punëtorësh të siguruar, ndërkohë që nga verifikimi rezulton se numri i pasqyruar në këtë vërtetim është i rremë; paraqitja e faturave tatimore për të vërtetuar përmbushjen e kriterit për eksperienca të ngjashme, ndërkohë që, organet tatimore kanë konfirmuar se nuk janë të sakta. Nuk përputhen deklarimet në libra me fotokopjet e faturave, vlera e faturave të vëna në dispozicion kanë një zero më shumë së çdo deklarim i bërë nga subjekti në librat e shitjes”, thuhet në dokumentin vjetor të APP.

Sa i takon rasteve të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore rezulton se, ka pasur 6 vendime për përjashtime të operatorëve ekonomikë. Vendimet e përjashtimit të dhëna në këto raste, kane qenë për mospërmbushje të detyrimeve kontraktore gjatë kontratave të nënshkruara kryesisht në përfundim të procedurave të prokurimit me vlerë të vogël, por edhe për mospërmbushje të kontratave të nënshkruara pas zhvillimit të një procedure konkurruese prokurimi./ N.Maho

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi gara publike kompani ne tirane gara publike kompani ne tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet