LIVE UPDATES
Ekonomi

Mësimi në kohën e Pandemisë, çfarë mungoi? Domosdoshmëria për një reformë të thellë në mësimdhënien online

30 Mars 2021, 11:41 Nga DOSJA
Mësimi në kohën e Pandemisë, çfarë mungoi?

Në këtë kohë pandemie, ku shumë dilema, iniciativa, modele dhe eksperienca për të ndertuar dhe realizuar modelin më funksional të mësimdhënies dhe nxënies, u bënë pjesë e shumë diskutimeve, ideve dhe debateve për të sjellë ate që mundet të ishte më e mira…

Format e reja, të diktuara nga kushtet e masave të pandemisë sollën edhe problematika jo aq te vogla. Mungesa e përgatitjes, përballja me një situatë krejt të panjohur për shumë mësues, pedagogë dhe trajnerë, familjet dhe vetë nxënësit dhe studentet, e bënë gati sureal këtë stil të shkollimit.

Mungesa e infrastrukturës, laptopet, kompjuterat, telefonët, apo edhe, pse jo, cilësia e internetit, ishin dhe mbeten disa arsye që nuk mundet të anashkalohen, pa shtuar edhe mungesën e eksperiencave të tilla nga një numër i konsiderueshëm edukatorësh.
Të gjitha këto kanë sjellë një situatë gati koplapsi në arsim dhe, në vecanti, humbjen e një kohe shumë të vlefshme për të përfituar aftësim në shkollat tona.

Por, si mundet të minimizohen këto probleme tepër të rëndësishme, që nisën në vitin 2019?

Situatat klimaterike, ndryshimi i ekosistemeve, politikat e qeverisjeve në të gjitha kontinentet, duhet të riformatojne një Plan të Ri veprimi, të ndërtohen strategji dhe modele, për t‘i paraprirë këtyre situatave që na gjetën të papërgatitur.

Është koha që të mos presim se ç‘do të na vijë, por të përgatisim veten, legjislacionin dhe ndërtojmë programe dhe metodologji që të mundësojnë. në formë dhe përmbajtje, modele të mirëmenduara dhe të mësimnxënies së plotë dhe maksimale, me qëllim që nxënësit të mos e ndiejnë boshllëkun, të mos e humbasin interesin dhe të sakrifikojmë formimin e tyre, për shkak të situatës së pazakontë.

Është evidente dhe imperative që Organet Ligjzbatuese të kenë gati platformat e implementimit të këtyre masave, për të vijuar pa çedime procesin e mësimnxënies tek të gjitha hallkat, nga ato parashkollore, deri tek ato post – universitare dhe akademike.
Pavarësisht nga dëshira dhe vullneti për të realizuar më cilësisht këtë proces, gjatë periudhës së pandemisë, dukshëm është vërejtur mungesa e funksionimit dhe bashkëveprimit të gjitha hallkave, deri tek edukatorimi i parashkollorëve deri në fshatin më të largët.

Kjo situatë la gati te painstruktuar të gjithë zinxhirin drejtues të niveleve që derivojnë pas zyrave vendore të Arsimit në Qarqe e Bashki e, për rrjedhojë orët mësimore online u bënë gati krejt formale, interesi nuk ishte në lartësinë e pritshmërive tona. Eksperienca ime si mësuese, prej mëse 12 vite, me obligon që ta shoh objektivisht dhe me shumë pergjegjësi këtë situatë.

Për të mbërritur deri tek telefoni i nxënësit, duket sikur është fare e thjeshtë, mjafton një rrjet virtual dhe një telefon mes mesuesit dhe nxënësit dhe MËSIMI FUNKSIONON. Jo. Realiteti është krejt ndryshe !

Lipset që mësuesit të nisin urgjentisht trajnimin dhe përgatitjen e tyre profesionale, intensive, para se atyre t’ju kërkojmë që të përgatisin të tjerët dhe nxënësit.
Mendoj se ne nuk jemi kaq të azhornuar dhe familjarizuarm, jo vetëm me këtë metodë mësimdhënieje, por edhe me vet përdorimin e Teknologjisë së Komunikimit Online. Kjo nuk është vetëm në shkollat e zonave rurale, por edhe në ato të qyteteve, madje edhe në shkolla që, deri dje, kanë rezultuar si të suksesshme. Kjo sfidë nuk është e lehtë, nuk mund të përballohet me moralizime dhe pudrosje!

Duhet të edukojmë veten tonë, drejtuesit e këtyre shkollave, trupat pedagogjike dhe insitucionet e kontrollit dhe drejtimit të kësaj REFORME që duhet ndërmarre tani!
Është rasti i duhur dhe kushëtizëmi i kohës që të rishikojmë të gjithë strukturën mësimdhënëse në Shqiperi, nivelin profesional, cilësinë mësimdhënëse, seriozitetin e kualifikimeve dhe integritetin e mësuesve, si pjesë e përkushtimit ndaj misionit dhe cilësisë së punës që bëjnë në edukimin e brezave.

Kjo reformë do të na kërkojë edhe një faturë financiare, që duhet të studiohet deri në detaje dhe, pse jo, të shihet mundësia që, për mësuesit që kualifikohen pas këtyre ritestimeve, të ndërtohen edhe kontratat e reja të marrëdhënieve të punës, por edhe të rialokohen termat e PAGËS së tyre, në kushtet e reja të punës, qe tashmë, po duket se do të na shoqerojnë në mënyrë ciklike.

Nuk dua të bëj parashikuesen, por, kohët që po jetojmë, më bëjnë të reflektoj dhe mendoj se duhet të ndryshojmë qasjen tonë me mësimin! A do të jemi ne përballë klasës me nxënësit si në metodologjinë klasike, apo do të na duhet një tjetër mënyre alternative? Mendoj PO. Duhet të përgatitemi për forma të tjera mësimdhenieje, nxënieje dhe kontrolli.

A JEMI TË GATSHËM TËE NDËRTOJME NJË SISTEM TË RI MËSIMDHËNIEJE NË KUSHTET E REJA TË MËSIMIT ONLINE ?

Nuk mendoj se na takon ne të ndërtojme dhe udhëheqim keto sistemme. Është fat q ësjemi pjesë e një Kontinenti të zhvilluar që është avangardë në shkencat e arsimit dhe teknologjisë. Mjafton të jemi të vëmendshëm dhe të respektueshem ndaj këtyre eksperiencave dhe të axhustojme këto modele me vlerat tona, nivelin tonë të kulturës dhe programet që ne realizojmë.

Sigurishtë që teknologjia është sot në APOGJE, ka hyrë tërësisht në shumë vende të botës dhe ka lehtësuar e ndihmuar në jetën, ekonomike, sociale dhe kulturore të shoqërive të konsoliduara dhe atyre në zhvillim.

Mendoj se edhe në Shqipëri është koha për tu orientuar dhe përballur seriozisht me këtë qasje GLOBALE. Por çfare na mungon :

• Programet e posaçme për këtë lloj versioni të mësimdhënies.

• Infrastruktura dhe sigurimi maksimal i nje rrjeti inerneti optimal në të gjithë territorin e Shqipërisë.

• Pajisja e çdo, fëmije nëarsimin parashkollor apo fillor dhe të gjithë ata që ndjekin ose kërkojnë trajnime në degë të ndryshme me aparate dhe pajisje që të mundet të marrin dhe trasmetojnë informacion.

• Ndërtimi i një rrjeti korrekt serverash për secilën shkollë, qendër, apo universitet, me qëllim sigurimin dhe ruajtjen e këtyre informacioneve që do të ndërtojnë edhe një Arkive Dixhitale të të dhënave, leksioneve dhe aftësive të mësimnxënësve.

• I rëndësishëm është kualifikimi dhe formimi i trupave Pedagogjike që do të mund të marrin përsipër këtë mision të Ri, në arsimin e shoqërisë së ardhme të Shqipërisë.
Pikërisht këto janë sfidat tona, që ne duhet t’i realizojmë dhe përballemi, me shumë cilësi dhe profesionalizëm. Nuk mjafton të jesh një edukatore e mirë, mësues i mirë, pedagog i mirë, trajner i mirë, për të plotësuar dhe marrë nga nxënësit vlerësimin dhe cilësinë maksimale të mësimnxënies.

Kjo është një sfide që ne duhet ta fitojmë, sfida për të përvetesuar dhe implementuar medoda më inovatore të kësaj, teknologjie…

Trupat tona të pedagogjisë sot ndodhen pikërisht përballë kësaj marrëdhënie të re me mësimin, nxënësin, programin dhe mbi të gjitha PERVETESIMIN E NJOHURIVE nga ata për të cilët neve punojmë.

Eksperienca e vitit që lamë pas dhe fillimi i këtij viti mësimor, serisht në kushtet e pandemisë, na ka mundësuar të konstatojmë dhe analizojmë se ku nuk mundëm të funksionojmë dhe cilat janë edhe dobësitë që duhet të axhustojmë. Na ka obliguar gjithashtu të kërkojmë rrugë të reja.

U përballem me shumë problematika, të cilat, si konkluzion, ndoshta nuk na mundësuan të pranojmë se realizuam një vit të mirë mësimor. Studentët, nxënësit, kursantët, fëmijët, thuajse të gjithë patën vlerësime jo shumë optimale për vitin e pandemisë.

Por a do të jemi në gjendje që të minimizojmë defektet në këtë vit të ri, ku përsëri, pandemia është prezente dhe shkollat po vazhdojnë të funksionojnë me sisteme online kryesisht?

Pa dashur të bej kritiken, por si pjesë e kësaj strukture, si mësuese, ndiej se duhet punuar me fort për të ndërtuar një tjetër PERCEPTIM, tani të detyruar nga situata që po përjetojmë. Të mësuarit, jo nga KLASA KLASIKE, por nga Laptopi, Ajpadi, Telefoni dhe, e gjitha kjo, në kushtet e shtëpisë apo edhe pjesëmarrja në mësim, e pjeses se padukshme; prindërve apo një të treti më të kualifikuar se vetë nxënësi, duke shtuar edhe presionin për të fituar një notë më të mirë, na bën të jemi më të kujdesshëm!

Ndaj mendoj se lipset një metodologji ndryshe e mësimdhënies dhe, në veçanti ajo e kontrollit të dijeve të fituara! Sot ekzistojnë në shumë vende të botës Shkolla dhe Universitete që prej vitesh ushtrojnë format e mësimdhënies ONLINE dhe atyre të mësimnxënies ONLINE.

Këto eksperienca na takon t‘i studiojmë dhe implementojmë në programet tona të mësimit. Duhet gjithashtu të ndërtojmë, në linjë piramidale, strukturat tona të Trajnimit, Këshilllimit dhe Kontrollit nga Ministria e Linjës e deri pranë vetë Shkollave.
Është mëse e domosdoshme që të nxitojmë dhe ndërhyjmë shpejt në këtë reformë që kërkon, jo vetëm vullnet dhe dëshirë, por shumë me tepër. Kërkon vizion, kulturë dhe nivele të larta kualifikimi të ekipeve që do ta implementojnë . Mendoj se do të jetë për një kohë të gjatë, një mënyrë alternative e të mesuarit edhe në shkollë dhe programet tona formuese!

Duhet ta shohim në sy këtë realitet dhe të nxitojmë për tu reshtuar dhe përshtatur me shpejtësinë e nevojshme dhe korsinë e kërkuar, me qëllim që të mos humbim serish kohë.
Arsimi dhe shkolla shqiptare sot është përballë një sfide që bashkërisht na takon të përballemi. Bashkërisht do të thotë; politika dhe shoqëria, stafi pedagogjik dhe prindërit, mësuesit e të gjitha niveleve dhe nxënësit. Pa një koordinim dhe bashkeveprim përmes trupave tona pedagogjike, këshillave pedagogjike dhe atyre profesionale nuk mundet të arrijmë aty ku mendojmë dhe duam të konkurojmë!

Implementimi i kësaj risie në arsimin tonë kërkon tani që në çdo shkollë të ketë edhe një bërthamë drejtuese dhe këshilluese të IT. Pra një departament të teknologjisë, pa të cilin mendoj se nuk mundet të realizojmë këtë transformim teknologjik të mësimdhenies dhe formimit të nxënësve tanë.

ME RËNDËSI ËSHTË NDËRTIMI I NJË FUSHATE MË TË GJERË PROMOCIONALE !

Vëmendja dhe kujdesi për tu orëentuar drejt këtij lloj arsimi dhe formimi, është sa e diktuar sot, aq edhe një mundësi që kërkon njohje dhe informacion më të plotë. Për fat të keq, mendoj se informacioni nuk ka qenë në lartësitë që ne do ta dëshironim dhe nuk i shërbeu si duhet nisjes së këtij sistemi të ri.

Shumë shkolla, mesues dhe, në veçanti nxënësit, kursantët dhe vetë shoqëria, u gjenden sa të shokuar nga kjo sëmundje e panjohur, aq edhe të painformuar nga mënyra se si do të realizoheshin këto procese në shkolla, për tiu trasmetuar dije dhe formim nxënësve.
Në shumë shkolla, jo vetëm në fshatra, por edhe në qytet, pati jo pak paqartësi dhe mungesë orjentimi, pa futur këtu nevojën për kurse kualifikimi dhe trajnimi të stafeve tona, të të gjitha niveleve e sherbimeve që, shkollat, klasat dhe mësuesit, duhest të përfitonin.

Dukshëm u vërejt mungesa e rakordimit veçanërisht për lëndët me karakter aplikativ, ku kërkohej që të demostroheshin praktikisht eksperimente apo veprime praktike. Të tilla dukuri ishin shumë më të dukshme në shkollat me profile Profesionale.
E gjithë kjo experiencë duhet të na orientoj sot drejt një rruge shumë më të plotë dhe të mirëorganizuar, me qëllim që të reduktojmë në maksimum kostot në trajtimin e kësaj metodologjie të re të mësimdhënies.

Në funksion të kësaj strategjie, mundemi të organizojme më mirë, në nivel kombëtar dhe local, një fushatë më të gjerë publiciteti, në televizione apo botime, fletëpalosje dhe postera, ku të bëhet, jo vetëm projeksioni i kësaj strategjie, por edhe të jepet informacioni i saktë se si ne mundemi të perdorim teknologjinë e re, si të bashkëpunojmë, si të zhvillojmë një orën mësimi pa e ndier mungesën fizike të mësuesit dhe klasës.

Sigurisht që mendimet dhe eksperienca ime në këtë fushë, nuk mund të gjitherrokin problematikat që, shumë kolegë të tjerë apo ekspertë të fushës mund të kenë dhe ndajnë me mua. Une besoj se, hapja e kësaj teme, sadopak do të nxisë frymën e një diskutimi për të gjetur rezultanten dhe çuar përpara këtë reformë që tani kërkon mbështetjen dhe kontributin tone më të madhe dhe më gjithëpërfshirës.

Shpresoj që, në një të ardhme jo të largët, përsëri të jemi në të tjera bashkebisedime, edhe më të koncentruara dhe me shumë më tepër përvojë dhe përfaqësim nga shumë eksperienca që të gjithë kërkojmë t’i azhornojmë në praktikat tona të punës. Kemi nisur një rrugë që duhet ta çojme drejt suksesit, të vështirë por të domosdoshme, madjëe të pashmangshme përballë sfidave të kohës.

Kush tjetër veç nesh, punonjësve të dijes, mundet të shtyjë përpara këtë reform substanciale të një arsimi ndryshe edhe në Shqipëri? Le të përballemi me guxim me sfidat që i kërkon koha dhe, veçanërisht, brezi më i ri i nxënësve.

*Shënim: Autorja është mësuese prej më shumë se 12 vitesh dhe një nga njohëset më të mira të sistemit arsimor shqiptar

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sociale sociale laura oshafi mesimdhenia online mesimi online laura oshafi mesimdhenia online mesimi online

Sondazh

Poll
Ekonomi 29 Mars 2021, 14:01

Trafikimi i emigrantëve të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme përmes Shqipërisë kryhet përmes bashkëpunimit të grupeve kriminale shqiptare, marokene dhe k...

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete