LIVE UPDATES
Ekonomi

Nga lëshimi i certifikatës elektronike deri te përdorimi i Platformës Qendrore; DPT: Si do të lëshohen faturat për fiskal

19 Janar 2021, 06:27 Nga DOSJA
Nga lëshimi i certifikatës elektronike deri te përdorimi i

Bizneset që janë pajisur me certifikatën e sigurisë nga AKSHI pohojnë se janë të paorientuar për hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekin për lëshimin e faturave elektronike. Tatimet sqarojn si duhet të veprohet…

Nga 1 janari nisi procesi i fiskalizimit për biznesin që lëshon fatura elektronike për entet publike. Për lëshimin e faturave elektronike tatimpaguesit duhet të përmbushin disa kërkesa, si: pajisja me certifikatë elektronike dhe vendosja e shërbimit të internetit në vendin që do të lëshohen faturat elektronike.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron për Monitor të gjitha hapat që do të veprojë biznesi për t’u pajisur me certifikatë elektronike nga AKSHI dhe për ngarkimin e certifikatës elektronike në portalin Self Care, me qëllim fillimin e procesit të lëshimit të faturave elektronike.

Bizneset që janë pajisur me certifikatën e sigurisë nga AKSHI pohojnë se janë të paorientuar për hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekin për lëshimin e faturave elektronike. Sipërmarrjet që operojnë me entet publike po hasin pengesa pas fazës të lëshimit të certifikatës elektronike dhe për këtë arsye për shumë prej tyre e kanë të pamundur të procedojnë në lëshimin e faturave elektronike.

Administrata tatimore sqaron se për të ngarkuar certifikatën elektronike bizneset mund të përdorin Platformën Qendrore të lëshimit të elektronike ose siç njihet ndryshe portali Self Care. Për të pasur akses në Platformën Qendrore të Faturave të Administratës Tatimore duhet të jeni i regjistruar, si biznes dhe më pas të identifikoheni nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit e-Albania. Tatimpaguesit po ashtu duhet të plotësojnë disa kërkesa që nga përcaktimin i ofruesit të internetit për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, përcaktimin e pronësisë së ambientit, përcaktimin e rregullit të numrit rendor të faturave etj.

Procedurat për nxjerrjen e certifikatës të sigurisë dhe përdorimi i Platformës Qenddrore të Faturave

Për të lëshuar Faturë Elektronike kërkohet që tatimpaguesit të përmbushin kërkesat si më poshtë:

a. Akses në Internet në vendin e lëshimit të faturave elektronike;

b. Pajisja me Certifikatë Elektronike nga Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Shërbimi: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691 Klikoni në butonin “PËRDOR”. Në këtë formë duhet të verifikoni të dhënat, të caktoni qytetin në të cilin operon subjekti, dhe përcaktoni mënyrën e pagesës.

Nëse përcaktohet mënyra e pagesës “Mandatpagesë” atëherë do të shfaqet forma për të shkarkuar “FATURËN PËR ARKËTIM” si dhe të ngarkoni pagesën e kryer në bankë. Me ngarkimin e dokumentit të pagesës, do të përfundoni aplikimin tuaj duke klikuar në butonin “Përfundo aplikimin” dhe më pas do të merrni certifikatën tuaj me e-mail nga AKSHI.

Nëpërmjet këtij e-mail ju do të informoheni për fjalëkalimin e certifikatës elektronike si dhe do të mund të shkarkoni certifikatën elektronike e cila ndodhet bashkëlidhur këtij e-mail.

Aksesimi i Platformës Qendrore të Faturave duke përdorur kredencialet tuaja të aksesit nëpërmjet E-Albania, në adresën: https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/self-care

Duke pranuar “Termat dhe Kushtet” e përdorimit të Platformës Qendrore të Faturave ju mund të klikoni mbi linkun “Identifikim nëpërmjet E-Albania”, link i cili mundëson identifikimin tuaj nëpërmjet E-Albania:

Pas identifikimit të saktë me kredencialet e E-Albania ju do të mund të përdorni Platformën Qendrore të Faturave.

d.Ngarkimi i Certifikatës Elektronike

Për të përdorur Platformën Qendrore të Faturave në lëshimin e Faturave Elektronike duhet të ngarkoni Certifikatën Elektronike në menunë “Fatura elektronike”à“Informacioni i Certifikatës Elektronike”

Më pas do të ngarkoni certifikatën elektronike të dërguar nga AKSHI:

Më pas klikoni në butonin “Ruaj”/“Save” për të kaluar në hapin tjetër që lidhet me verifikimin e kësa Certifikate Elektronike dhe ndryshimit të fjalëkalimit që u ka ardhur nga AKSHI.

* Kujdes: Lutem të ruani me kujdes fjalëkalimin e ri të certifikatës elektronike që do të vendosni

Pas verifikimit të certifikatës elektronike do të merrni mesazhin që “Certifikata elektronike e validuar”.

Plotësimi i të dhënave për procesin e fiskalizimit sipas nënpikave:

▪ Përcaktimin e ofruesit të internetit për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit

▪ Përcaktimin e pronësisë së ambientit dhe sipërfaqes për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit

▪ Përcaktimin e rregullit të numrit rendor të faturave

▪ Përcaktimin e aktiviteteve të biznesit referuar kodeve NACE Rev. 2

▪ Përcaktimin e orëve të punës për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit

▪ Përcaktimin e koordinatave në hartë për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit

▪ Shtimin e kontakteve për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit

▪ Shtimin e operatorit/ëve që do të lëshojë faturë elektronike

f.Ngarkimin e Certifikatës Elektronike me qëllim fillimin e procesit të lëshimit të faturave elektronike

Me plotësimin e kërkesave të cituara më lart, tashmë subjektet mund të lëshojnë fatura elektronike nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave për Organet Publike Shtetërore.

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi akshi drejtoria e përgjithshme e tatimeve akshi drejtoria e përgjithshme e tatimeve

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin