LIVE UPDATES
Ekonomi

Turizmi, në vorbullën e pandemisë, marsi qartëson pritshmëritë

16 Janar 2021, 07:23 Nga DOSJA
Turizmi, në vorbullën e pandemisë, marsi qartëson

TIRANË- Viti 2020 ishte një vit i vështirë për sektorin e turizmit i cili në dy vitet paraardhëse përjetoi një “ bum” të jashtëzakonshëm.

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin nëntor 2020, ishin 360.343, me rënie 48,1% në raport me nëntorin 2019. Numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri në 11-mujorin 2020 ishte 2.477.003, duke rënë me 59,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Gjatë 11 muajve të 2020, Kosova kishte rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 40,4%, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 90,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Nga gjithë operatorët e sektorit të turizmit, viti 2020 u cilësua si një vit mbijetese dhe sytë janë hedhur tek ky vit.

2021-shi mbetet i paqartë sa i takon ecurisë. Tur-operatorët të cilët prej vitesh po sillnin turizmin e organizuar të polakëve, çekëve, nordikëve e gjermanëve, të përqendruar në zonën e Golemit, shprehen se kontaktet me agjencitë e huaja mbeten aktive. Por askush në situatën e pandemisë globale, nuk thotë dot me siguri se çfarë do të ndodhë me sezonin e ardhshëm veror.

Ndaj edhe pse kontratat janë nënshkruar për këtë vit, ato janë lënë me të drejtë rishikimi në muajin mars, duke parë edhe drejtimin që do të marrë pandemia. Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, tha për “Monitor” se numri i kontratave këtë vit është i njëjtë me vitin më të mirë turistik të Shqipërisë që ishte 2019-a, por gjithçka mbetet për t’u qartësuar në muajt e parë të këtij viti.

“Kontratat janë bërë me garanci dhe premtuese për vitin 2021. Janë në të njëjtat shifra në vitin 2019. Operatorët që kanë qenë të pranishëm në verë, si polakët, i bënë dhe negociatat. Për shkak të pasigurisë dhe paqartësisë që ka pandemia, është kërkuar nga agjencitë e huaja që tani të bëhet rezervimi i dhomave me kontratë, por në mars të rishihet edhe një herë kjo pjesë.

Nëse pandemia nuk do të jetë më një faktor shqetësues, këto kontrata do të kalojnë automatikisht në formën e garancisë dhe do të bëhen edhe pagesat. Nëse situata do të ketë kufizime, atëherë hyn në fuqi forca madhore dhe ato mbeten të ngrira.

Pra në mars do të bëhet rikonfirmimi për këtë pjesë. Në njëfarë mënyre, të gjithë kanë të drejtë, pasi edhe klientët nuk blejnë paketa në kushte të tilla. Ne e testuam këtë vit dhe për shembull kishim 5 chartera në javë nga polakët, kurse një vit më parë, 22 të tillë. Patëm një muaj e gjysmë sezon, sepse më pas e mbylli qeveria polake daljen drejt Shqipërisë. Vitin tjetër, mendoj se nëse situata do të përmirësohet, do të respektohen të gjitha kontratat” tha Kasa. Të njëjtë gjë konfirmon edhe Ben Çipa, nga “Sipa Tours”, që operon gjithashtu në turizmin e organizuar.

“Si polakët, edhe turistët nga vendet skandinave, po operojnë njëlloj me negocimet, pasi është hera e parë që të gjithë përballemi me një situatë si pandemia. Kemi negociuar për kontratat, sipas çmimeve në parim.

Kjo do të thotë se kemi përcaktuar se me çfarë tarife do t’i marrin dhomat, por nuk ka pagesë paraprake. Këtë pjesë do ta rishikojmë në mars, nëse situata është pozitive dhe të gjitha do të kalojnë automatikisht në kontrata me garanci, duke bërë dhe pagesat. Kjo është një klauzolë që po përdoret në masë në kushtet e pandemisë.

Kontratat për vitin tjetër me nordikët janë ato ekzistuese trevjeçare. Tregu polak ka kontrata të reja. Për atë belg dhe anglez, ne si agjenci kemi pasur kontrata të bëra dy vjet më parë, por janë anuluar, për shkak të pandemisë, pasi hyn në fuqi klauzola e forcës madhore” – tregon ai.

Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”, një prej rrjeteve më të mëdha të hoteleve në zonën e Golemit që prej vitesh pret turizmin e organizuar të nordikëve, por jo vetëm, pohoi se në vitin 2020 vendimtar ishte turizmi patriotik. Në këtë kontekst të vështirësisë së pandemisë, z. Çerenishti nënvizoi se në vazhdim, pavarësisht fokusit drejt tregjeve europiane do të ketë edhe një vëmendje për tregun e rajonit dhe kryesisht për Kosovën.

Ai parashikon që muaji janar i këtij viti do të jetë më i vështiri ndërsa deri në mars, sektori pritet të vuajë pasojat e kufizimeve të pandemisë por edhe faktit që tradicionalisht nuk ka aktivitet në këtë periudhë. Çerenishti thekson se do të ishte me vlerë të shihej mundësia e mbështetjes së të punësuarve në sektorin e turizmit duke mos kirjuar një dëm të parikuperueshëm ku është investuar ndër vite, për trajnime e përgatitje.

Edhe Blerim Norja, Drejtor Ekzekutiv i “Royal G”, parashikon që fillimi i vitit 2021 të jetë i vështirë ndërkohë që ndryshimi i panoramës së pandemisë në kahun pozitiv mund të ndihet direkt në sektor. Ai thotë se sezoni i kaluar ishte një përpjekje mbijetese për shumicën e strukturave akomoduese ndërsa që për vitin 2021, ka interes të lartë për Shqipërinë por gjithçka mbetet për t’u parë.

Agroturizmi parashikon zgjerim, idetë që lindin nga kriza

Agroturizmi mori një vrull të jashtëzakonshëm dy vitet e fundit nxitur nga një paketë stimuluese e qeverisë e miratuar në të njëjtën kohë me atë të hoteleve marka.

Numri i subjekteve u rrit në mënyrë të shpejtë dhe një pjesë e tyre kanë fituar tashmë edhe certifikimin nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit çka u jep mundësinë të përfitojnë nga paketa lehtësuese. Viti 2020, edhe pse ishte i vështirë për një pjesë të mirë të subjekteve të kësaj kategorie, ka pasur një ecuri të mirë.

Të rralla janë rastet kur ecuria ishte më e mirë edhe sesa vitet e mëparshme, por në përgjithësi mbijetesa në një vit është garantuar. Altin Prenga, nga “Mrizi i Zanave”, tha për “Monitor” se viti i kaluar ishte një vit jashtëzakonisht i mirë ndërkohë që edhe për vitin 2021 pret që situata të shkojë drejt përmirësimit. Ai shprehet se gjithsesi agroturizmi nuk duhet të mbetet vetëm në nivelet bazike të një strukture akomodimi dhe ofrim ushqimi cilësor. Orientimi duhet të jetë drejt agropërpunimit, pasi kështu rezistenca edhe në kohë krizash është më e fortë.

“Në përgjithësi, ecuria në vitin 2020 ka qenë mirë. Me gjithë situatën, padyshim që pjesa e personave që prodhojnë me cilësi nuk ka pasur probleme. Na ka munguar një pjesë e klientelës gjatë vitit të shkuar, për shkak të kufizimeve dhe mbylljes, por këtë e kompensuam menjëherë me shitjet e produkteve në derën e klientit, sipas porosisë. U përshtatëm shpejt dhe kjo na ndihmoi.

Këtë vit, nëse ka një krizë prej pandemisë, mendoj se prodhuesi që prodhon ushqim do ta kontrollojë më lehtë se të tjerët. Ne parashikojmë që këtë vit të zgjerohemi si ‘Mriz’ në drejtim të agropërpunimit. Mendoj se kjo është e ardhmja. Sigurisht do të jetë graduale, por shoh shumë potencial në këtë aspekt”, thotë Prenga.

Marre nga: Monitor 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi turizmi ne shqiperi turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet