Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Porti i Durrësit në të cilin përpunohet 90 për qind e tregtisë së mallrave në vend pa një rritje jo të zakontë te importeve të materialeve të ndërtimit vitin e kaluar. Rritja e importeve të materialeve po vjen si pasojë e kërkesës së brendshme, e nxitur nga ndërtimet e reja në kryeqytet dhe investimet në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2020.
Sipas të dhënave zyrtare nga Porti i Durrësit në vitin e kaluar importet e çimentos janë rritur me 60 për qind gjatë 11 mujorit. Në janar -nëntor 2020 u shkarkuan në Portin e Durrësit 160 mijë tonë çimento nga 100 mijë tonë vitin e kaluar.
Rritja e importeve ka qenë edhe më e lartë për hekurin. Gjatë 11 mujorit 2020 janë importuar gjithsej 88 mijë tonë hekur me një rritje 300% në raport me një vit më parë.
“Investimet e rëndësishme që qeveria shqiptare ka realizuar në infrastrukturë, janë pasqyruar edhe në rritjen e mallrave të ndërtimit, të cilat janë përpunuar në Portin e Durrësit gjatë 11 muajve të 2020-ës, e krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të 2019-ës. Sasia e materialeve të ndërtimit që kanë mbërritur me anije tregtare në portin e Durrësit është më e lartë se sa ajo e vitit të kaluar” thuhet në deklaratën zyrtare të Portit.
Nga të dhënat zyrtare të APD-së, mësohet se importet e materialeve të ndërtimit në 11 muaj kanë pasur rritje, veçanërisht në zërat e çimentos dhe hekurit, por rritja është vënë re për të gjitha materialet e ndërtimit.
Nga statistikat 11-mujore 2020 mësohet se janë importuar 66 mijë tonë melaminë dhe 86 mijë tonë profile, tuba dhe prokate, si dhe 33 mijë tonë xhamat.
I njëjti trend duket edhe për vitin 2021. Me datën 13 janar 2021 në portin e Durrësit po përpunoheshin 10 anije, nga të cilat 7 ishin me materiale ndërtimi. Nga 10 anijet në proces shkarkimi 2 ishin të ngarkuara me çimento, dy me hekur, një me melaminë, një me xhama dhe një me profile dhe llamarina. Tre anijet e tjera, një ishte e ngarkuar me grurë, një me kontinierë dhe një me bërsi soje. Këto të fundit përdoren si ushqime për kafshët nga fermat blegtorale.
Shqipëria vijon të importojë materiale ndërtimi edhe pse prej vitesh në vendin tonë ka disa fabrika të prodhimit të çimentos, teksa kompania turke “Kurum” prej vitesh prodhon hekur në ish kombinatin metarlugjik në Elbasan. Gjatë këtyre 11 muajve 2020 në portin më të madh të vendit, janë përpunuar afro 3,6 milionë tonë mallra të ndryshme gjithsej.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Gati gjysma e bizneseve të vogla dhe te mesme në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria e kanë ndërprerë plotësisht punën qoftë edhe përkohësisht pë...
Shqiptarët, ashtu si shumica e qytetarëve të botës nuk kanë mundur të udhëtojnë për festat e fundvitit, me gjithë dëshirën e madhe për të zhveshur petkun e mërz...
TIRANË- Qeveria gjermane i ka dhuruar 1 mijë oksimetra Shqipërisë për të ndihmuar në luftën kundër COVID19. Oksimetrat u sollën në Shqipëri nga zyra e OBSH...
TIRANE– Bashkia e Tiranës ka sistemuar në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge për të përballuar të ftohtin e madh që ka përfshir...
TIRANË- Viti 2020 ishte një vit i vështirë për sektorin e turizmit i cili në dy vitet paraardhëse përjetoi një “ bum” të jashtëzakonshëm.Të dhënat e fundit...
TIRANË– Si e presin ecurinë e aktivitetit sipërmarrjet kryesore në vend? Cilat janë parashikimet sipas sektorëve, që nga ndërtuesit për çmimet e apa...
TIRANË – Ekonomia vendase pritet të rimarrë veten pas vitit të vështirë që sapo lamë pas. Por, rimëkëmbja pritet të jetë subjekt i pasigurive të shumta, të...
Në ish-sheshin Shqiponja, në hyrje të Tiranës, prej një kohe të gjatë po punohet për ndërtimin e nënkalimit, por siç mund të shihet ka pak mjete pune dhe...
Banorët e fshatit Gjorm të Kurbinit prej vitesh vuajnë me rrugën e keqe që përshkon fshatin e tyre. Rruga bëhet edhe më e keqe gjatë sezonit të dimrit ku prurje...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar në platformën e re online “Open Data DPSHTRR”, ku edhe pasqyrohen të...