LIVE UPDATES
Bota

Nga dialogu Kosovë-Serbi e deri tek trazirat në politikë, efektet e dorëheqjes së Thaçit nga posti i Presidentit

6 Nëntor 2020, 07:57 Nga DOSJA
Nga dialogu Kosovë-Serbi e deri tek trazirat në politikë, efektet

KOSOVË- Dorëheqja e Hashim Thaçit nga pozita e presidentit të Kosovë, krijon një situatë të re dhe sfidë për Kosovën në aspektin e brendshëm politik, si dhe për imazhin e saj në arenën ndërkombëtare, vlerëson njohësi i zhvillimeve politike, Ilir Ibrahimi. Sipas tij, Kosova në këtë moment ka nevojë për një unitet të skenës politike.

Uniteti i gjerë i skenës politike është i domosdoshëm për të mos lejuar që të krijohen vakuume institucionale, por edhe për të bërë të mundur që të shtyhen përpara proceset shtetërore dhe institucionale, vlerëson analistja Jeta Krasniqi.

Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të vendit, më 5 nëntor, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Njohësi i zhvillimeve politike, Ilir Ibrahimi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që pas dorëheqjes së Thaçit, nga spektri politik kërkohet maturi për t’u ballafaquar me situatën e krijuar dhe të menaxhojnë politikën e brendshme. Sipas tij, aktualisht mund të krijohet një vakum i madh politik dhe partitë politike, tash për tash, duhet të shmangin luftën ndërmjet tyre, për të ruajtur interesat e vendit. Siç thotë ai, në situatën aktuale, do të ishte amatorizëm politik në rast se synohet ndonjë lloj përfitimi nga partitë veç e veç.

“Kjo do të shkonte në dëm të çdo partie politike. Nuk e ka kapacitetin asnjë parti politike që e vetme ta menaxhojë këtë situatë. Duhet të lihen anash interesat ditore dhe të gjendet një lloj konsensusi, i cili e bën bashkë spektrin politik dhe jo vetëm atë, sepse sfida është aq e madhe sa që do të duhej kontributi i të gjithëve për ta tejkaluar atë. A do të kenë mundësi dhe forcë partitë politike që të arrijnë një gjë të tillë, përvoja e deritashme nuk na e jep këtë shpresë. Mirëpo, në rast se kjo nuk është një lloj alarmi për t’u zgjuar nga letargjia, atëherë nuk e di se çka mund të jetë”, theksoi Ibahimi.

Jeta Krasniqi, analiste nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë që dorëheqja e Thaçit nga pozita e presidentit, por edhe konfirmimi i aktakuzave ndaj tij dhe ndaj përfaqësuesve tjerë, qoftë institucionalë, qoftë të partive politike, patjetër që do të ndikojë në skenën politike në vend. Por, fillimisht, sipas saj, institucionet e vendit duhet t’i jetësojnë porositë që janë dhënë nga Thaçi, i cili u ka bërë ftesë qytetarëve për qetësi dhe përmbajtje nga çfarëdo lloj proteste.

“Institucionet e vendit duhet të sigurohen që të mos ketë reagime apo trazira në vend. Gjithsesi e gjithë kjo e ka trazuar skenën politike dhe mund të ketë implikime në ndryshimet në qeveri, mund të ketë implikime në përzgjedhjen e presidentit të ri, mund të ketë implikime që të kemi zgjedhje të reja, ndalim të disa proceseve nëpër të cilat jemi. Pra, krijon efekte politike, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në funksionimin e shtetit”, theksoi Krasniqi.

Ndërkaq, Ilir Ibrahimi vlerëson që zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për momentin, nuk janë zgjidhje për situatën e tanishme. Sipas tij, ato nuk mund ta ndryshojnë shumë realitetin politik dhe partive politike sërish do t’iu duhet që të ulen bashkë për ta bërë një qeveri, e cila do të përballej me sfidat që e presin vendin.

Ai shtoi se aktakuzat e konfirmuara ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit, ish-zyrtarëve të lartë, por edhe figurave të larta në kuadër të partive politike të Kosovës, e të cilët dikur kishin udhëhequr luftën, do të ndikojnë edhe në aspektin ndërkombëtar. Siç thekson ai, spektri politik në Kosovë, duhet të jetë i vetëdijshëm që në planin e jashtëm, Kosova më nuk do të shihet sikurse deri më tash dhe do të duhet punë shumë e madhe për ta tejkaluar sfidën.

Sipas tij, sfidë do të jetë edhe dialogu me Serbinë, nga i cili, siç thotë ai, Kosova nuk duhet të heqë dorë.

“Dialogu duhet të vazhdojë, sepse Kosova, megjithatë, duhet të vazhdojë t’i kryej detyrat e saj si shtet. Shteti nuk mund të varet vetë nga individë, sepse në këtë rast edhe pse janë personat që janë kyçë për çlirimin dhe themelimin e shtetit, ne duhet që të gjejmë forcën që përgjegjësitë tona shtetërore t’i çojmë përpara për obligimet që kemi marrë. Por, ato mund të çohen përpara vetëm nëse jemi të bashkuar dhe që ne jo vetëm të jemi pjesë e procesit, por të arrijmë maksimumin në këtë proces”, theksoi Ibrahimi.

Edhe Jeta Krasniqi shpreh mendimin që duhet të krijohet një unitet i brendshëm politik në vend, qoftë për të krijuar një stabilitet të brendshëm politik, qoftë për të shtyrë përpara procesin e dialogut (ndërmjet Kosovës dhe Serbisë).

“Edhe ky proces i dialogut duhet të shërbejë në drejtim të asaj që Kosova ka qenë gjithmonë e gatshme që të përballet me drejtësinë ndërkombëtare dhe vendore. Përmes këtij procesi të dialogut, gjithashtu, të kërkohet nga ana e Serbisë që ta bëjë të njëjtën. Ne e dimë që Serbia nuk e ka bërë këtë dhe në vazhdimësi ka fshehur persona që kanë kryer krime lufte apo nuk ka pranuar të bashkëpunojë. Mbetet të shihet se si do të ndikohet ky proces i dialogut”, theksoi Krasniqi.

Nga Dhomat e Specializuara në Hagë, deri më tani janë konfirmuar aktakuzat për pesë persona, për të cilat aktakuza është njoftuar publiku. Aktakuzë është ngritur kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Të enjten, më 5 nëntor, u bë e ditur se është konfirmuar aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Ndërkaq, të mërkurën, (më 4 nëntor) u njoftua se është konfirmuar aktakuza ndaj shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, si dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin, aktakuza u bë publike më 5 nëntor, ku Dhomat e Specializuara thanë se ajo është konfirmuar më 26 tetor.

Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar në vitin 2015 pas ndryshimeve kushtetuese, me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare. Ajo financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Marrë nga: REL

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci jep doreheqjen kosova ne hage kosove hashim thaci jep doreheqjen kosova ne hage kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet