Aktualitet

“Unë do të jap votën pro, por me një kusht...!” Në garë për të drejtuar SPAK, Gokaj i përgjigjet anëtares së KLP-së: Nuk do ta pranoja! Nëse lind një problem...

Gokaj u shpreh se nuk do të pranonte një votë të kushtëzuar dhe theksoi se, edhe nëse pas votimit do të paraqitej një kërkesë e papërshtatshme, ai do të përpiqej të argumentonte se ndërhyrja nuk do të ishte në përputhje me ligjin.

11 Dhjetor 2025, 13:29 Nga M.L
“Unë do të jap votën pro, por me një kusht...!”
Mbledhja e KLP

TIRANA- Gjatë intervistimit të kandidatëve për kreun e SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, anëtarja Arta Mandro zhvilloi një bisedë të hapur me kandidatin Elvin Gokaj mbi integritetin dhe pavarësinë e drejtuesit të ardhshëm të institucionit. Mandro, gjatë bisedës me Gokajn, e pyeti se sa i prekshëm mund të ishte ndaj ndikimit nëse ajo do ta mbështeste me votë dhe më pas do të kërkonte favore për një çështje të caktuar.

Gokaj u shpreh se nuk do të pranonte një votë të kushtëzuar dhe theksoi se, edhe nëse pas votimit do të paraqitej një kërkesë e papërshtatshme, ai do të përpiqej të argumentonte se ndërhyrja nuk do të ishte në përputhje me ligjin.

Arta MandroSa të ndikueshëm do ta quani veten tuaj nëse unë do të votoja pro jush, nëse vij në zyrën tuaj dhe kërkoj mbështetjen tuaj për një cështje të caktuar, po unë do të votoj për ju sot me këtë kusht?

Elvin Gokaj: Nëse kjo votë më jepet nga ana juaj me kusht unë nuk do ta pranoja. Nëse lind një problem pas dhënies së kësaj vote do mundohesha që të bindesha që nuk ke të drejtë në ndërhyrjen që bën për të shkelur ligjin.

arta mandro elvin gokaj kreu i ri i spak

Sondazh

Poll