Aktualitet

"Kam hetuar çështje të zyrtarëve të lartë publik", Gara për kreun e SPAK! Elvin Gokaj prezanton platformën, ja cilat janë katër shtyllat e vizionit të tij

Sipas tij, kjo qasje do të forcojë lidhjen me partnerët ndërkombëtar po edhe besimin tek publiku.

11 Dhjetor 2025, 13:05 Nga D.S
"Kam hetuar çështje të zyrtarëve të lartë
Elvin Gokaj

TIRANË- Kandidati për drejtimin e SPAK, prokurori Elvin Gokaj, gjatë paraqitjes së platformës së tij, theksoi se gjatë rrugëtimit të tij 26 vjeçar, ka hetuar çështje të zyrtarëve të lartë dhe çështje me rrezikshmëri të lartë.

Ai shprehet se vizioni i tij do të mbështetet tek lufta me korrupsionin dhe krimin dhe se përmes përmirësimit të strukturës mund të çojë në një konsolidim të institucionit. Sipas tij, kjo qasje do të forcojë lidhjen me partnerët ndërkombëtar po edhe besimin tek publiku.

Prokurori Elvin GogajKam eksperience 26-vjecare në sistemin e drejtësisë. SPAK duhet të mbetet institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrugëtimi im ka nisur në vitin 1999. Kam hetuar çështje të zyrtarëve të lartë publik. Kam hetuar çështje me rrezikshmëri të lartë. Ngritjen e akuzës e kam bazuar vetëm në prova dhe duke kërkuar masa në proporcianalitet me objektin e hetimit, Bashkëpunimi im do bazohet në grup.

"Shtyllat e vizonit tim: Në luftën e pandërprerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.Në konsolidimin e institucionit përmes përmirësimit të strukturës dhe shtimin e kapaciteteve njerëzve me ekspertë nga fusha të ndryshme. Në forcimin me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit organizuar dhe korrupsionit.Forcimin e besimit tek publiku.Këto do përbejnë thelbin e qasjes time ndaj drejtimin e SPAK"./Dosja.al

spak elvin gokaj

Sondazh

Poll