Aktualitet

Në garë për t'i pasuar! Gokaj jep vlerësimin për ish-kreun e SPAK, Dumanin: Kurrë s’kanë ndërhyrë në asnjë çështje, do jenë shembull për mua

Ai shprehet se Dumani nuk ka pasur asnjë ndikim nga drejtuesit gjatë mandatit të tij.

11 Dhjetor 2025, 13:26 Nga D.S
Në garë për t'i pasuar! Gokaj jep vlerësimin për
Elvin Gokaj

TIRANË- Pasi shpalosi programin e tij, kandidati për kreun e SPAK, Elvin Gokaj, u pyet nga KLP mbi kreun paraardhës, Altin Dumani. Ai shprehet se Dumani nuk ka pasur asnjë ndikim nga drejtuesit gjatë 3 viteve të fundit.

Gokaj shprehet se kjo linjë e Dumanit do të jetë shembull edhe për mandatin e tij.

“Një nga karakteristikat që unë vlerësoj është se s’kanë ndërhyrë kurrë në asnjë çështje, asnjë ndikim nga drejtuesit për çështje konkrete dhe kjo do jetë edhe linja me që do ti qëndroj”, tha Gokaj./Dosja.al

elvin gogaj altin dumani spak

Sondazh

Poll