Aktualitet

"Nëse do vija t'iu kërkoja një favor, kafe do më ofronit apo kakao?" Kandidatja e parë femër për drejtimin e SPAK "provokohet" nga anëtarja e KLP: Jo nuk të ofroj! Do të ndjek...

Musabelliu shpjegoi se çdo kërkesë për favor duhet të trajtohet me ndarje të qartë profesionale dhe ligjore, duke siguruar që nuk ka ndërhyrje apo shkelje të ligjit.

11 Dhjetor 2025, 12:07 Nga M.L
"Nëse do vija t'iu kërkoja një favor, kafe do më
Doloreza Musabelliu

TIRANA- Gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidatja për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu, u pyet nga anëtarja Arta Mandro se si do të vepronte nëse ajo do t’i drejtohej për një çështje personale. Musabelliu shpjegoi se çdo kërkesë për favor duhet të trajtohet me ndarje të qartë profesionale dhe ligjore, duke siguruar që nuk ka ndërhyrje apo shkelje të ligjit.

Musabelliu theksoi më tej se respekti dhe pritja për personin nuk përjashtojnë detyrimin për t’u përmbajtur nga çdo veprim i papërshtatshëm dhe se çdo element që mund të përbëjë shkelje do të ndiqet sipas rregullave ligjore.

Arta MandroNëse unë do të vija tek ju dhe do kërkoja favore që lidhen me mua, për çështje që unë jam e implikuar dhe kam status të veçantë si do më trajtonit mua?

Doloreza MusabelliuFavorin do te kërkonit kundrejt shpërblimit apo jo? Sepse ka rëndësi për kualifikimin, ka vepër apo jo?

Arta MandroVlerësojeni vet...

Doloreza Musabelliu: Unë do ta pres një person që e njoh, por kur kërkon një favor të caktuar, këtu kërkohet një ndarje, që nga sot e tutje ne nuk do jemi më kolegë. Nëse ka edhe elementë të tjerë, do të ndjek edhe rregullat ligjore për ta ndjekur më tej.

Arta MandroKafe nuk do më ofronit besoj, apo kakao?

Doloreza MusabelliuKafe jo nuk të ofroj.

doloreza musabelliu

Sondazh

Poll