"Pika ime e fortë është puna dhe integriteti!" Gara për drejtimin e SPAK, Gokaj: Pika e dobët, programet kompjuterike, kanë avancuar shumë
Gjatë prezantimit të tij, Gokaj vuri në dukje se mbi një dekadë përvojë si drejtues prokurorie në disa rrethe të vendit i ka mësuar rëndësinë e punës në ekip dhe domosdoshmërinë e pavarësisë profesionale.
TIRANA- Prokurori Elvin Gokaj, kandidat për drejtimin e SPAK, theksoi se në qendër të vizionit të tij qëndrojnë integriteti dhe mbështetja e plotë për prokurorët e strukturës. Gjatë prezantimit të tij, Gokaj vuri në dukje se mbi një dekadë përvojë si drejtues prokurorie në disa rrethe të vendit i ka mësuar rëndësinë e punës në ekip dhe domosdoshmërinë e pavarësisë profesionale.
Gokaj përmendi se cilësitë që e karakterizojnë më shumë janë përkushtimi në punë, integriteti dhe vlerësimi për njerëzit që kontribuojnë me ndershmëri. Ndërkohë, ai pranoi se njohuritë e tij në fushën e programeve kompjuterike nuk janë të avancuara, por shtoi se kjo sfidë është e kapërcyeshme falë mbështetjes së ekspertëve teknikë brenda institucionit.
Prokurori Elvin Gokaj: Drejtimi im do jetë vetvetja. Kam qenë mbi 10 vite drejtues në shumë rrethe të Shqipërisë. Unë do marr praktikat më të mira të kolegëve të mi paraardhës. Praktikat më të mira është puna në grup. Pavarësisht se struktura e posaçme ka 20 prokurorë, e vetmja gjë që mund të bëjë drejtuesi është që t’u rri në mbështetje prokurorëve. Nuk do ushtroj asnjë ndikim te prokurorët.
Pikat e mia të forta: puna, integriteti, mirënjohja ndaj njerëzve që punojnë dhe që derdhin djersën për këtë vend. Pika e dobët janë programet kompjuterike, të cilat kanë avancuar kohët e fundit, por me ndihmën e ekspertëve brenda strukturës do ta kalojmë këtë fazë.
Sondazh
Në garë për kreun e SPAK! Gokaj: I gatshëm t'i shërbej drejtësisë shqiptare dhe ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie
Elvin Gokaj TIRANË- Kandidati për drejtimin e SPAK, prokurori Elvin Gokaj, gjatë paraqitjes së platformës së tij, thekso...
"Kam hetuar çështje të zyrtarëve të lartë publik", Gara për kreun e SPAK! Elvin Gokaj prezanton platformën, ja cilat janë katër shtyllat e vizionit të tij
Elvin Gokaj TIRANË- Kandidati për drejtimin e SPAK, prokurori Elvin Gokaj, gjatë paraqitjes së platformës së tij, thekso...
Në shënjestër të grupit kriminal të Laert Haxhiut! Kandidatja për SPAK, Musabelliu në mbrojtje prej dy vitesh: Kam një jetë të kufizuar! Kur mora vesh lajmin ishte tronditje...
Doloreza Musabelliu TIRANA- Kandidatja për drejtimin e SPAK, prokurorja Doloreza Musabelliu bën një jetë shumë të kufizu...
Sfidat për një grua në krye të SPAK? Doloreza Musabelliu: Aftësitë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme nuk lidhen me gjininë
Doloreza Musabelliu TIRANA- Kandidatja për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu, u pyet në mbledhjen e Këshillit të Lartë t&...
"Nëse do vija t'iu kërkoja një favor, kafe do më ofronit apo kakao?" Kandidatja e parë femër për drejtimin e SPAK "provokohet" nga anëtarja e KLP: Jo nuk të ofroj! Do të ndjek...
Doloreza Musabelliu TIRANA- Gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidatja për drejtimin e S...
Rritet përdorimi i teknologjisë! Mbi 45% e popullsisë blejnë online
Foto ilustruese Përdorimi i teknologjisë këtë vit është rritur si në përdorimin e internetit, pajisjeve dhe g...
"Për mua do të ishte e padrejtë!" E vetmja grua në garë, Musabelliu për ish-kreun e SPAK dhe Dumanin: Nuk e krahasoj KURRË veten as me atë as me Krajën
Doloreza Musabelliu TIRANA- Kandidatja për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu theksoi se nuk e sheh veten në krahasim me dy drejtuesit e ...
Gara për kreun e SPAK! Musabelliu: Bashkëpunimi me ndërkombëtarët, prioritet! Nxitja e hetimeve financiare paralelisht me hetime penale në fokus
Doloreza Musabelliu TIRANA- Kandidatja për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu theksoi rëndësinë e menaxhimit efektiv të burime...
Në garë për drejtimin e SPAK, Musabelliu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat kryesore të vizionit tim! Synimi im është që...
Doloreza Musabelliu TIRANA- Pas prezantimit të platformës nga Adnan Xholi, kandidatja Doloreza Musabelliu ka shpalosur vizionin e saj për dr...
"Asnjë funksionar nuk qëndron mbi ligjin", Zgjedhja e kreut të ri të SPAK! Gruaja e parë që synon vendin e Dumanit, Musabelliu liston dosjet që ka shqyrtuar
Doloreza Musabelliu TIRANA- Kandidatja Doloreza Musabelliu prezantoi para anëtarëve të KLP platformën dhe vizionin e saj për drejt...
