Aktualitet

Sfidat për një grua në krye të SPAK? Doloreza Musabelliu: Aftësitë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme nuk lidhen me gjininë

Gjatë përgjigjes së saj, Musabelliu theksoi se aftësitë kryesore të një drejtuesi nuk lidhen me gjininë, por me vendimmarrjen e shpejtë, vizionin për drejtimin e institucionit, krijimin e një ambienti pune efikas dhe kapacitetin për t’u përballur me presione të brendshme dhe të jashtme.

11 Dhjetor 2025, 12:16 Nga M.L
Sfidat për një grua në krye të SPAK? Doloreza Musabelliu:
Doloreza Musabelliu

TIRANA- Kandidatja për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu, u pyet në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sfidat që mund të përballet si grua nëse zgjidhet në krye të institucionit. Gjatë përgjigjes së saj, Musabelliu theksoi se aftësitë kryesore të një drejtuesi nuk lidhen me gjininë, por me vendimmarrjen e shpejtë, vizionin për drejtimin e institucionit, krijimin e një ambienti pune efikas dhe kapacitetin për t’u përballur me presione të brendshme dhe të jashtme.

“Mendoj që një drejtues i SPAK duhet të ketë disa cilësi që janë aftësi për vendimmarrjes të shpejtë, për të drejtuar me vizion, për të siguruar ambient efikas, aftësi për ti bërë ballë presioneve, i brendshëm i jashtëm, nuk shoh që ndonjëra prej tyre të lidhet me gjininë”, tha ajo.

doloreza musabelliu

Sondazh

Poll