Aktualitet

"Për mua do të ishte e padrejtë!" E vetmja grua në garë, Musabelliu për ish-kreun e SPAK dhe Dumanin: Nuk e krahasoj KURRË veten as me atë as me Krajën

Gjatë prezantimit të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Musabelliu vuri në dukje se secili ka punuar në rrethana të ndryshme, duke filluar nga periudha e ngritjes së SPAK, mungesa e kushteve të punës dhe sfidat e Covid-19.

11 Dhjetor 2025, 11:54 Nga M.L
"Për mua do të ishte e padrejtë!" E vetmja grua në
Doloreza Musabelliu

TIRANA- Kandidatja për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu theksoi se nuk e sheh veten në krahasim me dy drejtuesit e mëparshëm të institucionit, Arben Krajën dhe Altin Dumanin. Gjatë prezantimit të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Musabelliu vuri në dukje se secili ka punuar në rrethana të ndryshme, duke filluar nga periudha e ngritjes së SPAK, mungesa e kushteve të punës dhe sfidat e Covid-19.

Musabelliu shpjegoi se nuk ka praktikë të krahasojë veten me të tjerët, pasi çdo drejtues ka personalitetin, stilin dhe aftësitë e veta. 

“Në këndvështrimin tim të bësh një krahasim mes dy drejtuesve është e vështirë ta bësh se pse ju ha ose ju heq merita kot. Pse e them këtë? Sepse Kraja ka qenë në fillim, kur gjërat nuk ishin bërë ende funksionale, ne s’kemi pasur as godinë, kaluam te Gjykata derisa u kryen punimet  që ne të kishim kushte në institucionet ku ne punojmë, pastaj ishte periudha e Covid. Nuk krahason dot sepse duhet të kesh kushte të njëjta. Gjithsecili në kushtet që ka pasur ka bërë maskimumin e vet. Për mua do të ishte e padrejtë dhe padrejtësitë nuk i toleroj.

Që kur kam qenë në shkollë, e vogël në fakultet, asnjëherë nuk e krahasoj veten time me një njeri tjetër, kurrë. Unë bëj atë që mund të bëj. Unë bëj të mirën time, maskimumin tim, por asnjëherë nuk krahasohem. Nuk jam në këtë këndvështrim. Unë do bëj më të mirën që është e mirë për mua, do zbatoj ligjin por krahasimin nuk e bëj sepse kam personalitetin tim, figurën time dhe karakteristikat e mija”, tha Musabelliu./ Dosja.al

doloreza musabelliu gara per kreun e spak altin dumani arben kraja

Sondazh

Poll