Aktualitet

Në shënjestër të grupit kriminal të Laert Haxhiut! Kandidatja për SPAK, Musabelliu në mbrojtje prej dy vitesh: Kam një jetë të kufizuar! Kur mora vesh lajmin ishte tronditje...

Gjatë seancës së pyetjeve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, njëri prej anëtarëve e pyeti si e ka prekur puna e saj jetën jashtë zyrës. Musabelliu u shpreh se prej vitit 2004, kur nisi punën në Prokurorinë për Krime të Rënda, ka jetuar me ndjesinë e kufizimit të vazhdueshëm.

11 Dhjetor 2025, 12:42 Nga M.L
Në shënjestër të grupit kriminal të Laert Haxhiut!
Doloreza Musabelliu

TIRANA- Kandidatja për drejtimin e SPAK, prokurorja Doloreza Musabelliu bën një jetë shumë të kufizuar dhe e mbrojjtur, pasi ka qenë në shënjestër të grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Mësohet se pas këtij kërcënimi, Musabelliu është marrë menjëherë në mbrojtje, një situatë që ka ndikuar dukshëm në jetën e saj personale dhe të familjes.

Gjatë seancës së pyetjeve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, njëri prej anëtarëve e pyeti si e ka prekur puna e saj jetën jashtë zyrës. Musabelliu u shpreh se prej vitit 2004, kur nisi punën në Prokurorinë për Krime të Rënda, ka jetuar me ndjesinë e kufizimit të vazhdueshëm.

Ajo tha se ishte e vetëdijshme që puna me elementë të rrezikshëm kriminalë e ekspozonte ndaj sulmeve të mundshme dhe se një jetë normale nuk ishte më e mundur. Megjithatë, Musabelliu theksoi se goditjen më të madhe e ka marrë familja e saj, e cila e ka ndier më rëndë trysninë e kërcënimeve dhe kufizimeve.

Pavarësisht këtyre sfidave, kandidatja theksoi se ka vijuar detyrën duke zbatuar ligjin dhe se e ka marrë gjithmonë parasysh rrezikun që mbart kjo punë.

“Që kur kam filluar tek krimet e rënda në 2004 unë kam pasur një jetë shumë të kufizuar, të vetëkfizuar në saktë. Kuptohet që ti ke të bësh me elementë kriminale dhe mund të bëhesh objekt sulmi. Secili prej prokurorëve e merr parasysh që kur futet atje nuk mund të ketë më një jetë siç e ka pasur. Unë këtë e kam marrë parasysh dhe nuk më ka bërë ndonjë përshtypje. Kur mora vesh lajmin ishte një tronditje për mua. Në atë rast unë kisha zbatuar ligjin, më tepër problematikat kanë kaluar tek familja, ata e kishin pak problem”, tha Musabelliu.

doloreza musabelliu

Sondazh

Poll