Aktualitet

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal! Mes të arrestuarve djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, ja për çfarë akuzohen pjestarët e rrjetit

Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

10 Dhjetor 2025, 09:32 Nga M.L
SPAK godet grupin e strukturuar kriminal! Mes të arrestuarve djali i
Rexhep Rraja

KRUJA- Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal në Fushë-Krujë, i dyshuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Të arrestuarit janë identifikuar si: Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja. Ata akuzohen për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në një grup kriminal të strukturuar.

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal! Mes të arrestuarve djali i
Rrahman Rraja

Rexhep Rraja është një emër i njohur për publikun edhe për ngjarje të tjera të dhunshme. Ai u filmua në vitin 2023 duke sulmuar dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Majën me shkop bejsbolli, në një episod ku u përfshinë edhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja.

Përveç kësaj, Rexhep Rraja ka qenë i përfshirë edhe në raste dhune ndaj të dashurës së tij, Xhisiela Maloku, ku ngjarja u bë publike pas denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu, i cili më pas pretendoi se ishte kërcënuar nga Xhelal Rraja për të mbyllur çështjen./ Dosja.al

rrahman rraja marvin genci bushati agim nina sokol myslym qaja rexhep rraja

Sondazh

Poll