Art&Argëtim

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në konkursin “Miss Universe”, përfaqësohet nga Rumy Alqahtani

Bukuroshja Rumy Alqahtani është zgjedhur që të përfaqësojë mbretërinë saudite në këtë garë globale, shkruan media e njohur indiane Mind.

27 Mars 2024, 08:33 Nga N.F
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në
Rumy Alqahtani

ARABIA SAUDITE- Arabia Saudite do të marrë pjesë për herë të parë në konkursin “Miss Universe 2024”, duke shënuar histori për kombin arab. Modelja Rumy Alqahtani do të jetë fytyra që do të përfaqësojë Arabinë Saudite.

Bukuroshja Rumy Alqahtani është zgjedhur që të përfaqësojë mbretërinë saudite në këtë garë globale, shkruan media e njohur indiane Mind. Së bashku me fotot, ajo shkroi në arabisht në Instagram: “Jam e nderuar të marr pjesë në konkursin ‘Miss Universe 2024’. Kjo është pjesëmarrja e parë e Arabisë Saudite në konkursin ‘Miss Universe'”.


Krahas mbishkrimit, modelja publikoi disa fotografi të saj ku shihej e veshur me një fustan të shkurtër me shkëlqim. Sipas raportimeve nga mediat arabe, e lindur në Riad, Alqahtani është mësuar tashmë të jetë në vëmendjen e publikut. Ajo ka marrë pjesë në disa konkurse ndërkombëtare të bukurisë, së fundmi në konkursin “Miss dhe Mrs Global Asian” që u mbajt në Malajzi pak javë më parë.

Në vitin 2023, “Miss Universe” u fitua nga Sheynnis Palacios nga Nikaragua, duke shënuar herën e parë që një pjesëmarrëse nga Nikaragua fiton titullin. Antonia Porsild nga Tajlanda dhe Moraya ëilson nga Australia u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë. Organizatorët zbuluan vitin e kaluar se edicioni i ardhshëm i konkursit do të mbahet në Meksikë.

arabia saudite miss universe rumy alqahtani

Sondazh

Poll