Art&Argëtim

FOTO/ Dua Lipa dhe Callum Turner më të dashuruar se kurrë, shihen të ecin dorë për dore në Paris

Dua ishte veshur me një pallto të ngjyrës së zezë, kombinuar me xhinse, atlete dhe kishte vendosur për aksesorë një palë syze dielli dhe një shall të zi.

26 Mars 2024, 22:42 Nga M.B

 

FOTO/ Dua Lipa dhe Callum Turner më të dashuruar se kurrë, shihen
Callum Turner dhe Dua Lipa

 

PARIS- Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner janë parë të ecin dorë për dore panë një stacioni treni në Paris të martën, ndërsa përgatiteshin të niseshin për në Londër. Dua ishte veshur me një pallto të ngjyrës së zezë, kombinuar me xhinse, atlete dhe kishte vendosur për aksesorë një palë syze dielli dhe një shall të zi. Ndërkohë, Callum, kishte gjithashtu një pamje të këndshme, i veshur me një këmishë të zezë dhe një xhaketë lëkure ngjyrë kafe.

“Njohja, mendoj përgjithësisht, është pak e ndërlikuar...nuk është vërtet kaq e drejtpërdrejtë kur je, mendoj, një person publik”, tha Dua para pak kohësh në një intervistë për Rolling Stone

Në fillim të janarit, marrëdhënia e tyre u konfirmua kur u panë duke kërcyer ngadalë së bashku pasi dolën në një mbrëmje takimi. Çifti, të cilët kalojnë shumë kohë së bashku, shpesh shihen në ngjarje pas ceremonive të çmimeve të eventeve të ndryshme në Hollywood. Në shkurt, ata morën pjesë së bashku në festën e “Grammy Awards 2024” apo edhe në festën pas ceremonisë “Brit Awards”, në Londër. 

 

 

 

dua lipa

Sondazh

Poll