Art&Argëtim

Salma Hayek trazon rrjetin me foton nga plazhi, shfaqet më në formë se kurrë

Ajo tha se sekreti nuk është tjetër veçse ushtrimet intensive, por edhe meditimi.

26 Mars 2024, 17:31 Nga S.B
Salma Hayek trazon rrjetin me foton nga plazhi, shfaqet më në
Salma Hayek

SHBA- Pas disa mungesash në rrjetet sociale aktorja Salma Hayek ka postuar një foto të sajën në plazh. Këtë herë 58-vjeçarja nuk ka pozuar për një fotograf profesionist. Fotoja në Instagramin e saj ishte mjaft spontane, që nga momenti kur ajo doli nga uji.

Në postimin e saj ajo ka thënë se fotografja ka qenë vajza e saj 16-vjeçare, Valentina Pino. Më konkretisht ajo ka shkruar: Gjithmonë të ndihmon të kesh një fotograf në familje.

Pothuajse një vit më parë, aktorja zbuloi në një intervistë për “Entertainment Tonight”, sekretin që qëndron pas pamjes së saj dhe gjendjes së mirë fizike. Ajo tha se sekreti nuk është tjetër veçse ushtrimet intensive, por edhe meditimi.

Salma Hayek trazon rrjetin me foton nga plazhi, shfaqet më në
Salma Hayek

“Kur nuk meditoj për një periudhë kohore, përveç fytyrës dhe trupit që e ndjej se po më bien, rikthehen edhe probleme të tjera. Ashtu si hernia diskale, problemi i qafës, problemi i ijeve, kyçet e këmbës.” thotë aktorja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Salma Hayek Pinault (@salmahayek)

salma hayek

Sondazh

Poll