Art&Argëtim

Padia ndaj Sean Diddy Combs/ Emri i Princit Harry përmendet në çështjen e trafikimit seksual të artistit

Nuk ka asnjë fakt nga dokumentet se Princi Harry akuzohet për ndonjë keqbërje dhe nuk është i pandehur, por emri i tij është në dokumentin prej 73 faqesh.

26 Mars 2024, 15:31 Nga S.B
Padia ndaj Sean Diddy Combs/ Emri i Princit Harry përmendet në
Princ Harry dhe Diddy

SHBA- Princi Harry është përfshirë në hetimin ndaj Sean Diddy Combs, artistin e hip-hop-it i cili akuzohet për sjellje të pahijshme dhe trafikim seksual. Dokumentet e gjykatës amerikane në lidhje me një padi prej 30 milionë dollarësh kundër P Diddy përmbajnë emrin e Princit Harry, duke e futur sërish në ciklin e lajmeve anëtarin e familjes mbretërore britanike për arsye të reja.

Producenti diskografik Rodney 'Lil Rod' Jones ngriti padinë kundër Diddy dhe pretendon se 'përkatësia' e tij me Dukën e Sussex-it dhe yjet e tjerë i dha atij dhe bashkëpunëtorëve të tij legjitimitet. Nuk ka asnjë fakt nga dokumentet se Princi Harry akuzohet për ndonjë keqbërje dhe nuk është i pandehur, por emri i tij është në dokumentin prej 73 faqesh.

Avokatët e Lil Rod pretendojnë se të ftuarit u tërhoqën nga festat e dyshuara të trafikimit seksual të Diddy-t për shkak të aksesit të tij ndaj personazheve të famshëm si atletë, figura politike, artistë, muzikantë dhe personalitete ndërkombëtare si Princi Harry.

Takimi i parë i njohur midis Harry dhe P Diddy ishte në vitin 2007 kur princi ishte me vëllain e tij, William, në një festë pas koncertit që Princat organizuan për të falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në 'Koncertin për Dianën' në stadiumin Wembley' në 2007. William nuk përmendet në dokumente dhe nuk është e qartë nëse Diddy është takuar përsëri me Harry-n që nga ajo ngjarje.

Diddy mund të jetë aktualisht në arrati nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara pasi avioni i tij privat fluturoi së fundmi në Antigua.

princ harry sean diddy combs

Sondazh

Poll