Art&Argëtim

Scarlett Johansson së shpejti pjesë e filmit të ri "Jurassic World"

Për filmin “Jurassic World 4” për momentin nuk dihen shumë detaje, por është bërë e ditur se do të shfaqet më 2 korrik 2025.

26 Mars 2024, 14:37 Nga S.B

 

Scarlett Johansson së shpejti pjesë e filmit të ri "Jurassic
Scarlett Johansson

SHBA- Aktorja e njohur Scarlett Johansson pritet të fillojë bisedimet për të luajtur në filmin e ri 'Jurassic World'. THR ka konfirmuar lajmin dhe raporton se Universal Pictures po ecën përpara mjaft shpejt me projektin.

Për filmin “Jurassic World 4” për momentin nuk dihen shumë detaje, por është bërë e ditur se do të shfaqet më 2 korrik 2025. Pas largimit të David Leach, Gareth Edwards mori përsipër të drejtojë filmin e ri të serisë së filmave të shkruar nga David Koep.

Megjithëse filmat "Jurassic World" nuk kanë fituar të njëjtën vlerësim nga kritikët si kryevepra origjinale e Steven Spielberg në 1993, ata kanë qenë suksese të mëdha komerciale. Filmat 'Jurassic World', 'Jurassic World: Fallen Kingdom' dhe 'Jurassic World: Dominion' kanë fituar mbi një miliard dollarë në mbarë botën.

 

 

scarlett johansson jurassic world

Sondazh

Poll