Art&Argëtim

Robert Pattinson bëhet baba për herë të parë, dalin fotot e familjes

Megjithatë, ngjyra e karrocës që po shtynte aktori ishte rozë, ku shumë prej tyre arritën në përfundimin se fëmija i tyre është vajzë.

26 Mars 2024, 16:07 Nga S.B
Robert Pattinson bëhet baba për herë të parë, dalin
Suki dhe Robert

SHBA- Aktori Robert Pattinson u bë baba për herë të parë, me partneren e tij Suki Waterhouse duke sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë. Çifti u fotografua nga paparacët duke shijuar një shëtitje familjare në Los Angeles, me aktorin duke mbajtur karrocën me fëmijën e tyre, duke konfirmuar kështu lindjen e tij.

Deri më tani nuk është bërë e ditur gjinia e fëmijës, pasi Robert Pattinson dhe SukiWaterhouse preferojnë të mbrojnë jetën e tyre personale nga sytë e publikut. Megjithatë, ngjyra e karrocës që po shtynte aktori ishte rozë, ku shumë prej tyre arritën në përfundimin se fëmija i tyre është vajzë.

Robert Pattinson bëhet baba për herë të parë, dalin
Suki dhe Robert

Suki Waterhouse nuk ka postuar kohët e fundit në rrjetet sociale, duke u përpjekur të shijojë momentet e para të mëmësisë. Në fakt, askush nuk e dinte që ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë me Robert Pattinson, derisa në internet u shfaqën fotot nga shëtitja e tyre.

Dalja e parë publike e tyre si çift ishte në korrik 2018. Katër vite më vonë ata u shfaqën në tapetin e kuq, ku morën pjesë në spektaklin e Dior Men Fall 2023. Nëntorin e kaluar, çifti i fejuar njoftoi se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

suki waterhouse robert pattinson

Sondazh

Poll