Art&Argëtim

FOTOT/ Në qiell të hapur, dalin pamjet nga shtëpia e shkatërruar nga zjarri e Cara Delevingne

Pjesa më e madhe e çatisë së shtëpisë së Carës është shkatërruar nga zjarri, ku kuzhina dhe dhomat e gjumit tani janë në qiell të hapur.

26 Mars 2024, 14:55 Nga S.B
FOTOT/ Në qiell të hapur, dalin pamjet nga shtëpia e
Cara Delevingne

SHBA- Dëmi tronditës në shtëpinë e modeles dhe aktores Cara Delevingne në Los Anxhelos është zbuluar pasi prona u përfshi nga zjarri. Imazhet ajrore tregojnë pronën prej 7 milionë dollarësh të reduktuar në një grumbull rrënojash pas një zjarri që besohet të jetë shkaktuar nga një problem elektrik.

Pjesa më e madhe e çatisë së shtëpisë së Carës është shkatërruar nga zjarri, ku kuzhina dhe dhomat e gjumit tani janë në qiell të hapur. Cara ishte në Londër në kohën e zjarrit për shkak se ishte në mes të performancës në kabarenë muzikore.

FOTOT/ Në qiell të hapur, dalin pamjet nga shtëpia e
shtëpia e Carës

Rezidenca e Cara-s me vlerë 7 milionë dollarë në Studio City, Kaliforni thuhet se është përfshirë nga flakët që ishin përhapur në papafingo, duke shkaktuar dëme të rënda në pronën e shtrenjtë. Thuhet se zjarrfikësve u janë dashur gati dy orë për të shhuar plotësisht zjarrin me të paktën një person të plagosur.

Shfletoni galerinë më poshtë për më shumë fotografi.

cara delevingne

Sondazh

Poll