Art&Argëtim

Justin Bieber kritikohet nga fansat se ndoqi këngëtaren në Instagram, Hailey i kundërpërgjigjet me një foto

Justin ndoqi në Instagram vokalisten Sabrina Carpenter duke i bërë fansat të ndajnë shqetësimet në lidhje me martesën e tij me Hailey.

26 Mars 2024, 15:54 Nga S.B
Justin Bieber kritikohet nga fansat se ndoqi këngëtaren në
Justin Bieber dhe Sabrina Carpenter

SHBA- Këngëtari i njohur Justin Bieber ka bërë së fundmi disa lëvizje shpërfillëse ndaj gruas së tij Hailey. Fansat e kanë kritikuar yllin e popit për arsyen se nuk e shfaq bashkëshorten e tij në Instagram kohët e fundit, dhe se po tregon interes për të tjerët.

Justin ndoqi në Instagram vokalisten Sabrina Carpenter duke i bërë fansat të ndajnë shqetësimet në lidhje me martesën e tij me Hailey.

“Justin u kthye në Instagram dhe filloi të ndiqte Sabrina Carpenter dhe ende nuk pëlqen asnjë nga postimet e Hailey-t, thjesht veprimet flasin më shumë se fjalët. Ai pëlqen dhe komenton postimet e të gjithëve përveç saj”, shkruanin shumica e fansave në rrjete sociale.

Justin Bieber kritikohet nga fansat se ndoqi këngëtaren në
Justin Bieber

Menjëherë pasi fansat vunë re se ylli kanadez po ndiqte Sabrinën, Hailey postoi një selfie në rrjetet sociale. Modelja e ndau foton në Stories në Instagram, duke treguar fytyrën e saj në dukje të mërzitur dhe një filtër me sy blu. Siç dihet Carpenter ka sy blu dhe kjo ka bërë fansat të mendojnë se Hailey ka zgjedhur efektin posaçërisht për të tërhequr vëmendje.

Justin Bieber kritikohet nga fansat se ndoqi këngëtaren në
Hailey Bieber

justin bieber hailey bieber sabrina carpenter

Sondazh

Poll