Xhaçka merr falenderime në Turqi për mbylljen e kolegjit 'Mehmet Akif', Çavushoglu: E vlerësojmë
Turqia falenderon Shqipërinë për mbylljen e shkollës 'Mehmet Akif Ersoy'.
TURQI- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka marrë falenderime nga homologu i saj turk, për mbylljen e kolegjit 'Mehmet Akif' dhe kopshtit të fëmijëve 'Zubeyde Hanim'. Gjatë konferencës së përbashkët, që u zhvillua ditën e djeshme në Ankara, ministri i jashtëm turk, Melvut Çavushoglu shprehu vlerësimin për mbylljen e një shkolle, duke iu referuar kolegjit Mehmet Akif Ersoy që u mbyll në shtator.
“Ka disa zhvillime në lidhje me shkollat e FETO-s. Por këtë ne ia themi gjithmonë Shqipërisë vëllazërore. FETO nuk është vetëm një kërcënim për ne, është një kërcënim për çdo vend ku ndodhet. Çdo shtet është gjithashtu një inteligjencë, një vend tjetër i tretë e përdor këtë FETO, e përdor kundër nesh, e përdor kundër Shqipërisë. Ndërsa ju po luftoni kundër FETO-s, cilido shtet që ju ndërhyn apo ju sugjeron, dijeni se edhe ai vend është me FETO dhe kundër jush.” tha ai.
Në muajin shtator, kolegji turk 'Mehmet Akif' dhe kopshti u mbyll me një vendim të VKM-së. Kryeministri Edi Rama tha se shkollat e lidhura me Gylenin po mbylleshin sepse nuk plotësojnë standardet ligjore, por shumë dyshojnë se vendimi është marrë për t’i bërë qejfin presidentit të Turqisë.
Po ashtu, në konferencën e përbashkët, ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu i tha homologes Olta Xhacka, se Turqia është në pritje të ekstradimit nga Shqipëria të një numri të arratisurve. Turqia kërkon ekstradimin mes të tjerëve të kripto-mashtruesit të kërkuar Faruk Fatih Ozer dhe të personave të tjerë.
Çfarë ka ndodhur me kolegjin turk?
Qeveria shqiptare mori vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar.
Por ka një "problem", godina tek '21 Dhjetori' në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës.
Sondazh
Turqia presion Shqipërisë, shpalos listën e re: Duhet të na dorëzoni këta gylenistë
Olta Xhacka dhe Mevlut Cavusoglu TURQI- Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu i tha homologes së tij shqiptare Olta Xhacka, gjatë vizit&e...
Shkarkime në Presidencë/ Debat i FORTË te "Ligjet", PD: Mos hiqni njerëzit nga puna. Kali: S'plotësonin kriteret. Duam rikonstrukturim të godinës
Florian Kali TIRANË- Lajmi për shkarkimet masive në Presidencë ka shkaktuar debate tek Komisioni i Ligjeve. E gjitha pasi sekretari i P...
Rama reagon pas paralajmërimit të Sindikatës së Pedagogëve: Çeta e SHIK-ut! I shërbejnë non-gratave...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas paralajmërimit të Sindikatës së Pedagogëve ditën e djeshme pë...
'Kam rezerva'/ Projekt-buxheti 2023, Braçe: Të ardhurat janë korrekte, por ka dhe problematika
Erion Brace TIRANË-Ditën e sotme, në komisionin e Ekonomisë deputeti socialist Erion Braçe u shpreh se projekt buxheti 2023, &eu...
KLP e pakënaqur me buxhetin e Qeverisë: Fondi s'mjafton as për të paguar dritat. Financat: E keni të mjaftueshëm
Komisioni TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kundërshtuar sot në Komisionin e Ligjeve projektbuxhetin e vitit të ...
Buxheti 2023/ Tabaku: Politika fiskale është pa vizion, shtresa e mesme nuk paguan dot barrën e papërgjegjshmërisë
Jorida Tabaku TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilësoi politikën fiskale të qeverisë si të pap&e...
Zjarr në pemët e gështenjave në Tropojë rrezikon banesat, deputeti i PD publikon videon: Të merren masa urgjente!
Geghyseni TROPOJË- Deputeti i Partisë Demokratike Isuf Çelaj ka publikuar disa video nga fshatrat Gri e Gegëhysen në Tropojë...
Komisioni/ Taksat e energjisë, amnistia fiskale, gjobat dhe inflacioni, Ibrahimaj raporton tek 'Ekonomia'
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ditën e sotme, ministrja Delina Ibrahimaj raportoi në Komisionin e Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit ...
Ibrahimaj: Një kompani ka hedhur në gjyq vendimin e këshillit të ministrave për gjurmimin e karburanteve
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj zbuloi ditën e sotme se një kompani ka hedhur në gj...
Primaret e Berishës për zgjedhjet vendore, Fisnik Qosja shpall kandidaturën për Kavajën
Fisnik Qosja KAVAJË- Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja ka shpallur kandidaturën për të marrë...
