Politike

Zjarr në pemët e gështenjave në Tropojë rrezikon banesat, deputeti i PD publikon videon: Të merren masa urgjente!

Çelaj u bën thirrje institucioneve të marrin sa më shpejt masa përpara se vatra e zjarrit të marrë përmasa katastrofike.

2 Nëntor 2022, 09:59 Nga a.l
Zjarr në pemët e gështenjave në Tropojë rrezikon
Geghyseni

TROPOJË- Deputeti i Partisë Demokratike Isuf Çelaj ka publikuar disa video nga fshatrat Gri e Gegëhysen në Tropojë, ku po digjen masivisht pemët e gështenjave. Flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset në zonë dhe askush nga instancat shtetërore lokale apo qendrore nuk kanë reaguar. Në reagimin e tij, Çelaj u bën thirrje institucioneve të marrin sa më shpejt masa përpara se vatra e zjarrit të marrë përmasa katastrofike.

Vazhdon edhe tani në këto momente zjarri në masivin e gështënjave në fshtarat Gri e Gegëhysen të Tropojës! Me gjithë angazhimet e pandërprera të banorëve të zonës është e pamundur që të ndalojnë flakët që kanë përfshirë këtë masiv! Ky zjarr po ju kërcënon shtëpitë dhe pronat e tyre, dëmi i shkaktuar prej zjarrit është i pa llogaritshëm edhe ndaj mjedisit natyror ! Gështenja ëshjtë pemë e bekuar prej Zotit dhe u ka sherbyer dhe u shërben këtyre banorëve për tu ushqyer si një pasuri e çmuar në shekuj! Thirrja për institucionet shtetërore që të marrin masa urgjente e tju shkojnë në ndihmë këtyre banorëve të lënë në harresë nga shteti i tyre! Është obligim ligjor mbrojtja e pasurisë natyrore banesave të këtyre banorëve!”, shkruan Çelaj.

Deputeti demokrat ka bërë disa herë thirrje për instancat që të marrin masa, por duket se nuk ka patur rezultat. Zjarri masiv vijon të djegë hekëtarë të gështenjave. Ndërsa theksojmë se, nëse situata agravon, mun të rrezikohen banesat dhe bizneset që janë ngritur në këto dy fshatra.

isuf celaj tropoje video

Sondazh

Poll