Politike

Komisioni/ Taksat e energjisë, amnistia fiskale, gjobat dhe inflacioni, Ibrahimaj raporton tek 'Ekonomia'

Ajo u ndal në disa çështje, për të cilat dha sqarime mirëpo iu përgjigj edhe pyetjeve të anëtarëve të komisionit. 

2 Nëntor 2022, 09:34 Nga A.B
Komisioni/ Taksat e energjisë, amnistia fiskale, gjobat dhe inflacioni,
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ditën e sotme, ministrja Delina Ibrahimaj raportoi në Komisionin e Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2023. Ajo u ndal në disa çështje, për të cilat dha sqarime mirëpo iu përgjigj edhe pyetjeve të anëtarëve të komisionit. 

PYETJET:

Leskaj: A ju ngjan kjo taksë me taksat e Enver Hoxhës? Me arsyetimin që keni ndjekur, pse nuk keni vendosur në fusha të tjera ku ka fitim. 

Tabaku: Pse nuk zbatohet taksa dhe për karburantet?Ato duhet të jenë në këtë grup të fitimeve të jashtëzakonshme. Unë besoj se kemi nevojë të dimë a janë të përfshirë, a e përdorin procesin e fiskalizimit. 

Braçe: Si i gjykoni ju efektivitetin e këtyre koncensioneve. Ka ardhur koha që këto të bëhen rutinë, që dhe ne të mos pagujmë kaq shtrenjtë në raport me koncensionet. Keni ju një analizë për pagën minimale reale, dhe a përputhet me atë zyrtare që është vendosur në këtë vend. Po flas për pagën minimale reale që marrin në dorë njerëzit, se themi s'ka punëtorë, oferta është ulur ndërkohë që kërkesa është shumë e madhe. 

Spaho: Do vazhdoni me amnistinë fiskale, sa do merrni në buxhet? Sa kohë që duhet të bëhet duhet të kemi dhe një pasqyrë se sa vlerësohet efekti. 

Tabaku: Fasha e TVSH e biznesit të vogël sa do të jetë?

PËRGJIGJET:

Ibrahimaj: Tatimet dhe doganat do kenë punë të rëndësishme, rezerva nuk mund të ketë për sa kohë nuk mund të kemi një parashikim. Për llogaritjen e taksës së lojërave të fatit, llogaritja është bërë mbi historikun para se ato të pezulloheshin. 

A do vendoset kjo taksë në sektorë të tjerë? Hidrokarburet në Shqipëri nuk prodhohen në vend por importohen. Ne kemi vendosur një marzh për fitimet e kompanive.  Ne kemi vendosur një marzh këtyre dhe do të shohim nëse fitimet do të jenë më të larta, mund ta marrim në konsideratë. Dhe blerjet kanë qënë më të larta. 

Ne do të vendosim taksën vetëm për prodhuesit e energjisë që janë me çmim të liberalizuar. Për ligjin e TVSH, ajo do mbetet në pragun që kemi futur në fuqi në vitin 2021. Fiskalizimi është një reformë që ka sjellur rritje të ardhurash. Në total, një element i rëndësishëm është se të ardhurat nga TVSH kanë ardhur në rritje, si rezultat i mirëadministrimit. Karburantet lëshojnë fatura. 

Parashikimi i inflacionit për vitin 2023. Parashikojmë që të jetë 3.6%, do të jetë më i lartë në pjesën e parë të vitit dhe do të vijë në ngadalësim në pjesën tjetër të vitit. Do të ndikohet nga efektet e bazës, ka ardhur në rritje që nga muaji janar. Me hyrjen e vitit të ardhshëm, efekti bazë do të jetë i lartë dhe do të ulet për pjesën e 2 të vitit. Ky është dhe për rritjen ekonomike. 

Ndërtimet, do ketë një ndryshim në sistemin e taksimit të ndërtimit, do të ketë dhe tek sistemi bankar. Janë elementë të ndjeshëm, për popullatën që do të sjellin rritje të cmimeve në këto sektorë. A duhen që keto mas atë zbatohen? Po, se çdo përjashtim sjell shkak për evazion. 

Taksa e energjisë: Nuk është një taksë komuniste, është një taksë që po vendoset nga pjesa më e madhe e vendeve të BE-së.

Shumëfishimi i gjobave. E kemi bërë për disa elementë të caktuar, ne kemi ndërhyrë në 2 penalitete dhe jo në të gjitha ato. Janë të gjitha masa që marrim në përmirësimin e të ardhurave. Totali është 5 mln lekë.

Doganat kanë mbajtur peshën më të lartë të TVSH-së. Shpërndarja ndërmjet këtyre dy agjensive të mbledhjes së të ardhurave ka ardhur nga viti në vit, synojmë që të rrisim mbledhjen e TVSH-së së brendshme. 

Amnistia fiskale. Nuk është e parashikuar në të ardhurat për vitin e ardhshëm, sapo të finalizojmë draftin do kemi një parashikim që kjo amnisti do ketë tek të ardhurat. Do e bëjmë por po merremi me detajet e finalizimit të draftit. 

komisioni i ekonomise buxheti 2023 delina ibrahimaj

Sondazh

Poll