Politike

Ibrahimaj: Një kompani ka hedhur në gjyq vendimin e këshillit të ministrave për gjurmimin e karburanteve

Ibrahimaj nuk tregoi se cila kompani ka hedhur në gjyq Qeverinë Shqiptare.

2 Nëntor 2022, 09:34 Nga A.B
Ibrahimaj: Një kompani ka hedhur në gjyq vendimin e këshillit
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj zbuloi ditën e sotme se një kompani ka hedhur në gjyq Qeverinë Shqiptare për procesin e gjurmimit të karburanteve. Teksa po raportonte, Ibrahimaj u shpreh se qeveria është në një proces gjyqësor me një kompani mirëpo nuk dha më shumë detaje. Teksa vijoi raportimin normalisht, ajo u ndërpre nga kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi, i cili vuri theksin tek ky proces gjyqësor. Ministrja pranoi se është një proçes mirëpo nuk bëri të ditur as emrin e kompanisë dhe as më shumë detaje. 

Ibrahimaj: Karburantet janë të fiskalizuara, ka të bëjë dhe me një element të gjurmimit të karburanteve, jemi në një proces gjyqësor. Karburantet lëshojnë fatura. 

Kryetari i Komisionit: Më fal, ju përmendet fjalën gjyq.

Ibrahimaj: Po ka një proces, për gjurmimin e karburanteve që ishte një proces në planet e qeverisë shqiptare, nuk ka filluar, është një proces i pavarur. Një kompani x ka hedhur në gjykatë vendimin e këshillit të ministrave. 

komisioni i ekonomise 2 nentor 2022 delina ibrahimaj buxheti 2023

Sondazh

Poll