Politike

'Kam rezerva'/ Projekt-buxheti 2023, Braçe: Të ardhurat janë korrekte, por ka dhe problematika

Sipas Braçes, ka favore të disa sektorëve të konsoliduar dhe se duhet me patjetër një kalendar të ngushtimit të këtij favori.

2 Nëntor 2022, 10:50 Nga A.B
'Kam rezerva'/ Projekt-buxheti 2023, Braçe: Të ardhurat
Erion Brace

TIRANË-Ditën e sotme, në komisionin e Ekonomisë deputeti socialist Erion Braçe u shpreh se projekt buxheti 2023, është korrekt por ka disa rezerva për të/ka dhe disa problematika. Sipas Braçes, ka favore të disa sektorëve të konsoliduar dhe se duhet me patjetër një kalendar të ngushtimit të këtij favori. Ai u shpreh se ka disa rezerva për sa i përket bujqësisë, tematikë që e ka ngritur shumë shpesh dhe në Kuvendin e Shqipërisë.

'Të ardhurat e buxhetit të shtetit janë korrekte. Ju e dini mirë se ’mendoj unë për lojërat e fatit, unë si dua fare në buxhet por bëjnë 2 milionë euro. Nëse ju vazhdoni të besoni se bizneset poshte 14 milionë lekë në harkun e njëviti e rrisin në 10 miliardë lekë, atëherë nuk kemi më krizë. Unë nuk e besoj dot mirëqenien e pafundme për sipërmarrjen nën 14 milionë lekë. Zonja ministre do doja që tabelat e deklarimit të fitimit për sipërmarrjet nën 14 milionë lekë t’i vihet në dispozicion të gjithëve. Duke qenë se të ardhuruat janë parashikuar në formë korrekte aq dhe nuk ka as përkeqësim në klimën e biznesit, përkundrazi. Në këtë vend është krijuar një ide që, nuk duhet bërë bziznes me lekët e tua por me të tjerët. Duhet bërë biznes me lekët e shtetit mendojmë ne. A ka problematika? Po.

Pjesën më të madhe të favoreve fiskale e marrin sektorë të konsoliduar që s’kanë nevojë të favorizohen nga shteti. Duhet kalendar imediat të ngushtimit të këtij favori fiskal, që vijnë me ligj e kontratë. Ju thatë që nafta vjen nga importi, por ju e dini që ne jemi vete prodhues, jemi i vetmi vend në botë që se tregtojmë. Po çfarë është kjo, është përjashtim me kontratën që është bërë.

Unë s’mendojqë këtyre sikur iu rritet çmimi i asaj nafte, pra edhe kur i ulet dhe i ngrihet këta s’kanë kurrë fitim. Janë zero. Pabarazia duhet të jetë një nga objektivat tona më të mëdha. Ajo e gërryen këtë vend. Kam dhe një rezervë për bujqësinë, fiskalizimi. Shtrirja në këtë sektor do t'i bënte mirë gjithë sektorit, për të kuptuar se masat fiskale që kemi marrë nuk qëndrojnë.'- tha Braçe.

erion brace komisioni i ekonomise 2 nentor 2022

Sondazh

Poll