Politike

Buxheti 2023/ Tabaku: Politika fiskale është pa vizion, shtresa e mesme nuk paguan dot barrën e papërgjegjshmërisë

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë mbi të ardhurat e planifikuara në projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2023”, Tabaku tha se rritja e të ardhurave në buxhet nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së konsumit, por si pasojë e inflacionit.

2 Nëntor 2022, 10:27 Nga A.B
Buxheti 2023/ Tabaku: Politika fiskale është pa vizion, shtresa e
Jorida Tabaku

TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilësoi politikën fiskale të qeverisë si të papërgjegjshme dhe pa vizion. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë mbi të ardhurat e planifikuara në projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2023”, Tabaku tha se rritja e të ardhurave në buxhet nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së konsumit, por si pasojë e inflacionit. Ajo theksoi se Shqipëria ka 148 mijë taksapagues më pak këtë vit duke bërë që barra fiskale t’i kalojë pjesë tjetër të mbetur, duke dëmtuar rëndë buxhetin e qytetarëve dhe veçanërisht të shtresës së mesme.

FJALA E PLOTË E TABAKUT:

Me shumë shqetësim kam ndjekur debatet në komision. Ne nuk kemi stimuj fiskal por rritje taksash. Ne kemi rënie konsumi dhe ky i fundit do të penalizohet. Të dhënat e importeve për 9 mujorin kemi rënie në sasi dhe indeksi i çmimeve të prodhiimit do të rritet që do shoqërohet me rritjen e çmimeve. S’kemi normën më të lartë të inflacionit në rajon por parashikimin për rritjen më të ulët në rajon sipas parashikimeve të Bankës Botërore.


– 148 mijë taksapagues më pak.

Rritja e taksave nuk ka ardhur nga mirëadministrimi por nga inflacioni dhe nga rritja e barrës fiskale. Janë 148 mijë taksapagues më pak dhe që barra i ka kaluar pjesës tjetër.

Qeveria do ketë rritje të ardhurave  Unë kam një gjyq me KM për lojrat e fatit sepse thashë që qeveria po e përqëndron pushtetin e lojrave të fatit në 4 duar. Më duket papërgjegjshmëri një diskutim për bastet online me këtë buxhet.

Më duket papërgjegjshmëri për amnistinë fiskale. Dje znj Dhuka na tha që BE nuk na deturon për politkën fiskale sot vjen ministrja Ibrahimaj dhe thotë që kemi direktivë të BE për taksën ekstra në fushën e energjisë.

– Biznese kanë lobuar përjashtimet e tyre dhe kanë krijuar sistem të korruptuar.

Bizneset e oligarkëve kanë lobuar për përjashtime që janë jologjike dhe kështu kanë vuajtur bizneset e vogla. Politika fiskale nuk ka një vijë logjike, një vizion.

Të ardhurat do vijnë nga rritja e çmimeve nga taksat indirekte, do tatohen profesionet e lira. Pra shtresa e mesme ka qenë e persekutuar nga kjo mazhorancë.

–Të ardhura të rritura nga barra fiskale që e paguan shtresa e mesme

Nëse je qeveri e majtë takso kapitalin por ju po taksoni punën. Ju stimuloni informalitetin duke ndërtuar nivele. E shoh me shqetësim që ska masa për shpopullimin e vendit në këtë buxhet. Ne duhet të kemi një debat profesional se çfarë masash duhet të marrim.

Rikthimi i taksave për shtresën e mesme, rikthimi i debatit për amnistinë fiskale, politika fiskale që nuk stimulojnë konsumin, duke pasur parasysh stimulin monetar e ke të ezauruar, duke apsur parasysh që stimuj fiskalë nuk ka ky buxhet është abuziv. Ju nuk merreni me përjashtimet tatimore që keni në sistem por merreni me shtresën e mesme.

jorida tabaku komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll