Politike

Vendimi për energjinë, Balluku: ERE miraton çmimet, nëse ndodh aplikimi e vendos Qeveria

Balluku deklaroi se në media po përflitet se do të rritet çmimi i energjisë elektrike.

28 Tetor 2022, 12:30 Nga A.B
Vendimi për energjinë, Balluku: ERE miraton çmimet, nëse
Belinda Balluku

BULQIZË- Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku deklaroi se në media po përflitet se do të rritet çmimi i energjisë elektrike. Sipas saj, kjo nuk është e vërtetë pasi ERE e cila nxorri fillimisht njoftimin, vetëm miraton çmimet, ndërsa është Qeveria ajo e cila vendos nëse aplikimi ndodh ose jo. 

'Televizionet thonë u vendos rritja e cmimit të energjisë, ere miraton cmimet, aplikimi nëse ndodh apo jo i përket qeverisë. Ne jemi duke pritur të dhënat përsa i përket konsumit. Kemi të dhëna që në javën e parë të nëntorit, do të kemi reshje në kaskadën e drinit, ç'ka do të thotë se fasah 800 nuk është rrituir cmimi, por përfundimi i mburojës për shqiptarët. '- u shpreh Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll