Politike

'E vërtetë...'/ Rama e pranon: Po rriten gjobat për bizneset, jo për ato të vogla

Rama deklaroi se gjobat që po u vihen bizneseve të mëdha nuk janë taksa.

28 Tetor 2022, 11:43 Nga A.B
'E vërtetë...'/ Rama e pranon: Po rriten gjobat për
Edi Rama

BULQIZË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se po rriten gjobat për biznesin e madh. Nga Bulqiza, në një bashkëbisedim me gratë dhe vajzat, Rama shtoi se biznesi i vogël nuk do të preket nga këto gjoba. 

'Po rriten gjobat për biznesin, është e vërtetë, po jo për biznesin e vogël, atyre nuk i marrim taksa thjesht i themi punëso, paguaj sigurime, nuk i marrim taksa dhe as TVSH, nuk i rrisim asnjë gjobë. Biznesit të madh po, gjobat nuk janë taksa. Mos u sill në mënyrë të kundërligjshme dhe nuk merr gjobë, kur vihet gjoba vihet tamam. Se duke shmangur ata taksat ne kemi më pak të ardhura.'- u shpreh Rama.

edi rama rama ne bulqize

Sondazh

Poll