Aktualitet

LUSHNJE/ Prodhuesit e shalqirit në protestë, kërkojnë mbështetjen e deputetit Erion Braçe

Ata kërkojnë mbështetjen e deputetit socialist të qarkur Erion Braçe i cili ditët e fundit ka qenë shumë kritik me qeverinë në lidhje me mbështetjen ndaj fermerëve.

4 Korrik 2022, 12:07 Nga e.k
LUSHNJE/ Prodhuesit e shalqirit në protestë, kërkojnë
Foto ilustruese

LUSHNJE- Prodhuesit e shalqirit në fshatin Imsht në Lushnje ka dalë në protestë ditën e sotme pasi akuzojnë pikat e grumbullimit që sipas tyre e bllokojnë me qëllim mbledhjen e produkteve që të fitojnë sa më shumë tregtarët eksportues.

“Problemi është se ka mbetur malli stok”, tha fermeri.

Ata shprehen të shqetësuar pasi sipas tyre ky është një problem që ndodh çdo vit ndërkohë që tokat tyre janë plot me prodhim. Ata bënë përgjegjëse dhe qeverinë pasi sipas tyre po e keqmenaxhojnë situaten.

"Po dështon çdo gje se nuk po shitet malli dhe kjo vjen nga keqmenaxhimi nga qeveria”, tha një fermer.

“Pikat e grumbullimikt janë bërë bashke dhe e kanë ulur çmimin shumë se na fillim na thonë mbillni dhe tani na ka mbetur malli aty”, u shpreh një tjetër.

Ata kërkuan mbështetjen e deputetit socialist të qarkut Erion Braçe i cili ditët e fundit ka qenë shumë kritik me qeverinë në lidhje me mbështetjen ndaj fermerëve. Feremerët dolën sot në protestë pasi siç u shprehen gjithë prodhimi i tyre u ka mbetur stok pasi firmat grumbulluese nuk i grumbullojnë me qëllim që të fitojnë eksportuesit.

 

lushnje fermerët në lushnje në protestë

Sondazh

Poll