Aktualitet

Fermerët e Lushnjës e kërkuan, Braçe i bashkohet protestës: Pikat e grumbullimit e kanë bërë tregun monopol

Braçe bëri përgjegjëse dhe ministrinë e Financave teksa u shpreh se ministria duhet të ishte këtu sot dhe jo në Tiranë tani.

4 Korrik 2022, 12:46 Nga e.k
Fermerët e Lushnjës e kërkuan, Braçe i bashkohet
Erion Braçe në protestë

LUSHNJE- Protestës së fermerëve të fshatit Ishmt të Lushnjës i është bashkuar dhe deputeti socialist Erion Braçe pasi fermerët kërkuan mbështetjen e tij.

Braçe u shpreh se problemet e fermerëve janë të mëdhaja dhe qeveria duhet të reagojë. Ai akuzoi grumbulluesit pasi sipas tij ata po bëjnë lojën që bëjnë çdo vit pasi ju thonë fermerëve mbillni e pastaj u vonojnë grumbullimin me qëllim që të ulet çmimi. Braçe bëri përgjegjëse dhe ministrinë e Financave teksa u shpreh se ministria duhet të ishte këtu sot dhe jo në Tiranë tani.

“Problemet janë shumë të mëdhaja dhe problemi kryesor dhe më i madhi është ai që e kam thënë dhe pardje. Jemi në mes të 10 ditëshit kur fillon loja thonë fermerët, cila është loja? Mos grumbullo sot, mos grumbullo nesër lëri tre ditë pa mbledhur që të ulet çmimi. Këta nuk marrin asnjë faturë dhe qeveria gënjëhet atje, organet fiskale gënjehen dhe kur faturat bëhEn në zyrat e tyre dhe jo në prani të fermerëve atëhere ministria e Financave duhet të jetë këtu, nuk duhet të jetë asgjëkundi tjetër”, tha Braçe.

Fermerët dolën sot në protestë ku hodhën akuza ndaj grumbulluesve të cilët sipas tyre e vonojnë me qëllim grumbullimin e produkteve që të ulet çmimi dhe të përfitojnë sa më shumë eskportuesit.

 

lushnje erion brace

Sondazh

Poll