Aktualitet

Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO merr të pandehur anëtarin e KPA-së, Ardian Hajdari

Hajdari u kallëzua nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla në qershor të vitit 2020.

4 Korrik 2022, 09:37 Nga F.M
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO merr të pandehur anëtarin e
Ardian Hajdari

TIRANË- Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPA) Ardian Hajdari është marrë i pandehur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pasi akuzohet për fshehje pasurie e deklarim të rremë pasurie. Hajdari u kallëzua nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla në qershor të vitit 2020.

Tani në KPA kanë mbetur vetëm 5 anëtarë duke qenë se Hajdari u pezullua nga detyra. Më herët, një tjetër anëtar i KPA-së është marrë i pandehur për të njëjtën akuzë. Luan Daci u dënua me 6 muaj burg që iu konvertua në një vit shërbim prove.

ardian hajdari

Sondazh

Poll