Aktualitet

Shpërthime në zonë, banorët e Porto Romanos dalin në protestë: Të largohet fabrika

Banorët janë shprehur se ditën e djeshme kanë dëgjuar shpërthime në zonë

4 Korrik 2022, 11:42 Nga A.B
Shpërthime në zonë, banorët e Porto Romanos dalin në
I moshuari ne Durres

DURRËS- Banorët e Porto Romanos kanë dalë ditën e sotme në protestë. Ata kërkojnë që të largohet nga zona fabrika e prodhimit të bombulave të gazit pasi kanë frikë për jetën e tyre. Banorët janë shprehur se ditën e djeshme kanë dëgjuar shpërthime në zonë ndaj kërkojnë që të largohen depozitat pasi situata mund të rëndohet.

'Ka pasur shpërthime dje në orën 7 të darkës, ishin dhe kalamajt aty, o burra se ka shpërthime. Aty ka shpërthime të vazhdueshme. Situata është në këtë mënyrë pasi është krijuar një komsion, thonë rrini ju. Ky është krim. Ne si qytetarë të Durrësit kërkojmë që të hiqet'- thotë një nga banorët. 

Dy javë më parë në këtë vend shpërtheu një zjarr gjatë procesit për mbushjen e bomblave të gazit të përmasave të ndryshme. Zjarri u vu shumë shpejt nën kontroll, duke shmangur një katastrofë të mundshme. Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe automjetet e stacionit zjarrfikës të qytetit, ndërkohë që këta të fundit kanë ndëshkuar fiirmën “Power Gas” me masë administrative.

proteste ne durres banoret e porto romanos

Sondazh

Poll