Aktualitet

'Far-West' mes shqiptarëve në Athinë! ‘Çelësi’, gruaja e arrestuar 22 herë për prostitucion

42-vjeçarja e mbijetuar e cila ishte në të njëjtin mjet me Andon Tefin është ‘çelësi’ ku Greqia ka përqëndruar të gjitha forcat për të zbardhur akoma më shumë detaje në lidhje me ‘luftën’ e përgjakshme.

4 Korrik 2022, 10:05 Nga F.M
'Far-West' mes shqiptarëve në Athinë!
Armando Lamaj dhe Andon Tefi

GREQI- Policia greke ka vijuar hetimet për rrethanat në të cilat ndodhi përplasja vdekjeprurëse mbrëmjen e së shtunës në Athinë mes dy grupeve kriminale shqiptare. Mediat greke shkruajnë se hetimet janë përqendruar te gruaja e arrestuar pas përplasjes. 42-vjeçarja e mbijetuar e cila ishte në të njëjtin mjet me Andon Tefin është ‘çelësi’ ku Greqia ka përqëndruar të gjitha forcat për të zbardhur akoma më shumë detaje në lidhje me ‘luftën’ e përgjakshme. Gruaja shqiptare rezulton të jetë arrestuar 22 herë për prostitucion.

Si ndodhi e gjithë përplasja?

Grupet e drejtuara nga Andon Tefi (Adil Tefa), 48 vjeç dhe Armando Lamaj (Gëzim A.), 46 vjeç kishin lënë një orar për tu takuar për tu sqaruar. Kjo pasi Lamaj dyshonte se Tefi e kishte spiunuar për një sasi kokaine duke bërë që 46-vjeçari të vihej në pranga në fund të muajit maj. 46-vjeçari u takua me 48-vjeçarin në kryqëzimin e rrugëve Kourtidou dhe Georgiou Nazos në Patisia. Duke qenë se i pari kishte dy makina me gjithsej katër persona si “mbështetës”, 48-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka nisur të qëllojë me frikën se ose do ta rrihnin ose do ta vrisnin. I pari që u plagos ishte një i ri që ndodhej mbi motor, pjesë e grupit të 48-vjeçarit. Menjëherë babai i tij, i cili ndodhej pikërisht në një makinë pas motorit, ka zbritur dhe është nisur drejt autorit, Armando Lamaj, të cilin pa u menduar e ka ekzekutuar nga afër. Makina tjetër që i përkiste “shoqëruesit” të motoçiklistit ka tentuar menjëherë të largohet, ndërsa personi brenda makinës së babait të tij ka vrapuar për të shpëtuar. 

Por gruaja që ndodhej në makinën e Tefit ka shkelur gazin dhe e ka goditur atë. 42-vjeçarja mësohet se ishte edhe ish-e dashura e të riut që përplasi. I riu, vetëm 23 vjeç, ndërroi jetë. Tefi më pas vodhi një automjet nën kërcënimin e armës dhe u drejtua drejt një zone tjetër ku tentoi të grabiste një pikë karburanti. Sapo doli nga karburanti u përball me dy efektivë policie që donin ta kontrollonin. Por, ai refuzoi dhe qëlloi dy efektivët me armë zjarri duke i lënë të plagosur. Policët iu kundërpërgjigjën me plumba dhe e vranë. Tefi ishte i njohur për autoritetet pasi ishte arrestuar dhjetëra herë për trafik droge, vjedhje e pejsëmarrje në organizata kriminale. Ai ishte i martuar e kishte një vajzë, ndërsa zyrtarisht deklaronte se zotëronte një biznes. Tefi konsiderohej si një nga kriminelët më të ashpër në Athinë. Ndërsa 46-vjeçari ishte akuzuar gjithsej 15 herë për vjedhje, trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale e armëmbajtje pa leje.

far west mes shqiptareve ne greqi vriten tre shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll