Aktualitet

FOTOJA/ Paketën e mbushur me doza kokaine, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Të rinjve ju gjet një paketë me doza kokaine, të bëra gati për shitje. 

4 Korrik 2022, 09:51 Nga F.M
FOTOJA/ Paketën e mbushur me doza kokaine, arrestohen dy të
Kokaina e sekuestruar

TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se E. B., 21 vjeç, dhe H. C., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë janë arrestuar në rrugën "Isuf Elezi" nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2. Të rinjve ju gjet një paketë me doza kokaine, të bëra gati për shitje. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Stacioni i fundit", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Goditet 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Tentuan të transportonin me automjet, me qëllim shitjen, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Stacioni i fundit", gjatë të cilit është goditur 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:- E. B., 21 vjeç, dhe H. C., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në rrugën "Isuf Elezi", specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjer shtetasin H. C. Shtetasit E. B., gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

policia e tiranes

Sondazh

Poll