Aktualitet

Kishte armë dhe municion luftarak në banesë, shpallet në kërkim 41-vjeçari në Gjirokastër

41-vjeçari i indetifikuar me inicialet H.M banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër mbante armë dhe municion luftarak në shtëpi dhe në momëntin që ka shkuar policia nuk e ka gjetur pasi ka arritur t’u shpëtojë.

4 Korrik 2022, 11:13 Nga e.k
Kishte armë dhe municion luftarak në banesë, shpallet në
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës pasi pas kontrollit të bërë në shtëpi iu gjetën armë dhe municion luftarak.

41-vjeçari i indetifikuar me inicialet H.M banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër mbante armë dhe municion luftarak në shtëpi dhe në momentin që ka shkuar policia nuk e ka gjetur pasi ka arritur t’u shpëtojë.

Ai tashmë do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

NJOFTIMI I POLICISË:

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin H. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, bën me dije policia.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që kishte në përdorim, në fshatin Apsallë, Dropull, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh.

Vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të 41-vjeçarit.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

gjirokaster policia e gjirokastres

Sondazh

Poll