Aktualitet

Dhunoi punonjësin e policisë bashkiake në Lushnje, arrestohet 31-vjeçari

31-vjeçari dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë bashkiake të Lushnjes

4 Korrik 2022, 10:02 Nga A.B
Dhunoi punonjësin e policisë bashkiake në Lushnje, arrestohet
Policia Fier

FIER- Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçar i cili dyshohet se ka goditur një polic. Sipas njoftimit të forcave blu, 31-vjeçari dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë bashkiake të Lushnjes. Ai është vënë në pranga dhe do të akuzohet për dhunë ndaj zyrtarit.

Sipas bluve u vu në pranga H. Ç., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës të Policisë Bashkiake Lushnjë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

dhunohet polici ne fier fier

Sondazh

Poll