Aktualitet

Vodhën materialet në firmën e ndërtimit ku ishin punësuar, arrestohen 3 punëtorët në Tiranë

Tre punëtorët kanë vjedhur bazën materiale të firmës ku ishin punësuar.

4 Korrik 2022, 11:13 Nga A.B
Vodhën materialet në firmën e ndërtimit ku ishin
Momenti i arrestimit

TIRANË- Tre punëtorë janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën. Operacioni policor i koduar 'Kantieri' zbuloi se tre punonjësit, e punësuar në firmën e ndërtimit në rrugën 'Ali Demi', në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur bazën materiale të firmës. Ata do të akuzohen për veprën penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" e kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kantieri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1. Vodhën, duke shpërdoruar detyrën, bazën materiale, në një kantier të firmës së ndërtimit ku punonin, vihen në pranga 3 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin “Kantieri”. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- H. M., 57 vjeç, për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim;

- A. C., 35 vjeç, N. L., 54 vjeç, për veprën penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" e kryer në bashkëpunim.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, të 3 të punësuar në një firmë ndërtimi në rrugën "Ali Demi", në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur bazën materiale në kantierin e kësaj firme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane tirane operacioni kantieri

Sondazh

Poll