Politike

VD-Rama me charter privat në mes të krizës ekonomike/ Ministri Peleshi: Ka lidhje me dinjitetin e shtetit

Në Komisionin e Sigurisë, Rama tha se shuarja e zjarreve dhe udhëtimet e zyrtarëve të lartë nuk kanë lidhje.

27 Qershor 2022, 13:04 Nga k.m.

VD-Rama me charter privat në mes të krizës ekonomike/ Ministri

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i është përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili ngriti pyetjen nëse ia vlen që kryeministri Edi Rama të lëvizë me charter në kushtet e krizës. Në Komisionin e Sigurisë, Rama tha se shuarja e zjarreve dhe udhëtimet e zyrtarëve të lartë nuk kanë lidhje. Duke i konsideruar kështu udhëtimet e kryeministrit me Charter të lidhura me dinjitetin e shtetit.

PJESË NGA BISEDA:

Salianji: Thatë që nuk ia vlen të kemi helikopterë sepse kanë kosto të lartë, unë kam një pyetje: kur kanë kosto dhe sa është kosto për 1 orë fluturimi? A ja vlen të ketë një charter personal kryeministri me salltanete dhe dhoma gjumi, që nuk i sjellin ndonjë dobi qytetarëve. Charterat kushtojnë miliona euro në vit.

Peleshi: Refuzoj t’i përgjigjem pyetjes nëse duhet të kemi një charter qeveritar. Është një pyetje retorike. Se i bie që ne të bënim investime publike vetëm kur të mos kishin asnjë person me ndihmë ekonomike. Kur të mbaronin… Nuk kanë lidhje me njëri tjetrin. Po flasim për emergjencat. Charteri ka lidhje me dinjitetin e një shteti ndërsa helikopterët janë diçka tjetër

komisioni i sigurise 27 qershor 2022 niko peleshi edi rama me charter

Sondazh

Poll